FOTOLAJM/Stilolapsi - fishek i Gate Mahmutajt, sekuestruar nga RENEA
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Qershor 2014, 20:01
Tiranë – Një fishek i stërmadh është gjetur në xhepin e Gate Mahmutajt, të arrestuarit kryesor dhe të dyshuarit kryesor për drejtimin e veprimtarisë kriminale të zhvilluar në Lazarat të Gjirokastrës.Plumbi i pazakontë që ka përbërë kuriozitet edhe për forcat RENEA, që i vunë prangat, ishte stilolapsi i tij dhe pikërisht, ai që duket në foto dhe është publikuar prej vetë atyre.Kështu, kurioziteteve nga fshati i paeksploruar prej dhjetra vjetësh, Lazaratit, i është shtuar edhe ky objekt.ar.sh/Oranews.tv