21 Qershori, dita e liqenit të Shkodrës, mbetjet urbane,shoqëruan festimet në Shirokë
Shkoder - 21 Qershori, “Dita e Liqenit të Shkodres”, çdo vit mbledh në javën e tretë të qershorit, qytetarë të shumtë në festën tradicionale kushtuar kësaj ditë në pikën turistike të Shirokës.Por pavarësisht festimeve ajo që tërhoqi vemendjen edhe në këtë ditë të shënuar për liqenin e Shkodres, ishte prezenca e mbetjeve urbane, që vijojnë të ndotin këtë pasuri kombëtare.Asnjë masë nuk është marrë nga pushteti vendor për pastrimin e vijës së liqenit, duke bërë që pushues të shumtë ta largojnë Shirokë – Zogaj, 2 nga destinacionet e preferuara të Shkodres.Ndërkohë në kuadër të ditës së liqenit, një sërë aktivitetesh në not, watërpol, kanotazh, gara me kanoe karakterizuan programin ku bënin pjesë aktivitete promovuese social kulturore-sportive me qëllim ruajtjen, mbrojtjen dhe zhvillimin e kësaj trashëgimie të pasur natyrore të qytetit dhe më gjerë.Aktivitetet e kësaj ditë të veçantë për Shkodrën u ndoqën me interes të madh nga qytetarë të shumtë dhe personalitete vendore.