Tiranë, vritet vëllai i Shpëtim Zizës, në 2007-ën dhunoi e mbyti 10-vjeçarin

Tiranë - Vdes një ditë pasi u godit me armë, vëllai i Shpëtim Zizës , djalit të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 10-vjeçarit, Besim Çenga, krim i ndodhur më 23 tetor të vitit 2007.Krimi i tmerrshëm tronditi mbarë opinionin publik pasi i mituri pasi ishte përdhunuar ishte mbytur me lidhësen e këpucëve.Saimir Ziza është qëlluar të premten orës 22:30 në rrugën 5 Maji, pranë Medresesë ndërsa ndërroi jetë dje. (Në foton lart, Saimir Ziza; më poshtë, Shpëtim Ziza, dënuar për vrasje)Familjarët lidhin vrasjen e mbrëmshme si hakmarrje ndaj krimit të ndodhur 7 vjet më parë.Besim Çenga, 10-vjeçari nga lagjja "Kamen" e Peshkopisë u vra më 23 tetor të vitit 2007 u përdhunua dhe u mbyt me lidhësen e këpucëve.Ziza u shpall fajtor për krimin, ndërsa familjarët e tij gjithmonë kanë pretenduar se ai Shpëtimi, atëherë 19 vjeç, i sëmurë psikik me kartelë mjekësore, ishte viktimë dhe autorët ishin ende të lirë.Sipas familjarëve autorët kanë qenë dy persona. Krimi ka ndodhur në momentin kur Ziza ka hapur derën. Dikush e kishte thirrur me emrin “Miri, Miri”. Familjarët thonë se njëri prej personave ka shtuar “ky është” dhe më pas ndaj tij është qëlluar.Dy familjet ishin fqinjeFamilja Çenga me Zizën ishin fqinj. Sipas vendimit të gjykatës Shpëtimi atëherë 19 vjeç e ka mashtruar duke e ftuar të lozte më pas e ka vrarë. Trupi i pajetë i Besim Çengës u gjet 5 ditë pas zhdukjes, më 23 tetor 2007 në një përrua afër fshatit Tomin të rrethit të Dibrës, 7 km larg Peshkopisë.Pas krimit familja Zizi ishte larguar nga Peshkopia duke u vendosur në Tiranë nga frika e gjakmarrjes.Oranews.tv