Degert: Serbia të vijojë me reformat

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Vincent Degert, tha sot se përmendja e integritetit territorial të Kosovës, në Strategjinë e zgjerimit të Komisionit Evropian, nuk duhet ta largoj vëmendjen nga reformat, të cilat Serbia duhet t`i zbatoj.Gjatë paraqitjes së raportit të Komisionit Evropian për progresin e Serbisë drejt integrimit në BE, ambasadori Degert, tha se duhet të filloj sa më parë dialogu Beograd-Prishtinë.Këto komente vijnë pas deklaratave të djeshme të komisionarit për zgjerim të Komisionit Evropian, Stefan Fyle, gjatë vizitës në Beograd ku theksoi se “ndarja e Kosovës nuk është në tavolinë”.