INTERPOLI: "Lazarati" s'ka përfunduar, tani të inkriminuarit do t'i verifikojmë ne

“Lazarati” jo vetëm që nuk ka përfunduar, por tashmë atë e merr në dorëzim INTERPOL-i.Policia e Shtetit ka njoftuar se “Shqipëria është në kontakte të ngushta me INTERPOL dhe do të dërgojë detajet e individëve të arrestuar për t’u kontrolluar në databazën e INTERPOLIT, me qëlllim indetifikimin e lidhjeve të mundshme me krime apo organizata kriminale në botë.Glyn Lewis, Drejtori i Krimit të Specializuar pranë INTERPOL-it, ka bërë të ditur sot se “operacioni përcolli një mesazh të fortë që Shqipëria nuk do të tolerojë asnjë aktivitet kriminal në territorin e saj.Ky informacion ëshë publikuar në faqen zyrtare të INTERPOLI-it ku shkruhet: “Tonelata marijuanë të kapura në operacionin më të madh të ndërmarrë ndonjëherë nga Policia Shqiptare”.Në informacion thuhet: “ Në një nga operacionet më të mëdha të këtij lloji, Policia e Shtetit Shqiptar ka kontrolluar një fshat në jug të vendit të njohur për prodhimin e marijuanës në shkallë të gjërë, duke kapur tonelata drogë dhe arrestuar mbi një duzinë personash.Në pesë ditët e para të këtij operacioni në fshatin Lazarat policia kapi mbi 23 ton marijuanë, shkatërroi mbi 80.000 bimë marijuanë, shkatërroi 4 laboratorë droge dhe konfiskoi një numër të madh armësh zjarri dhe municionesh. Qindra oficerë policie janë përfshirë në operacionin që po vazhon, i cili deri tani ka çuar në arrestimin e 15 pesonave nën akuzën e kultivimit të marijuanës, si dhe kundërshtimit me armë të policisë.Mbi 130 shtëpi në fshat janë kontrolluar nga policia, si dhe terrenet përreth tyre, ku plantacionet e marijuanës janë shkatërruar me zjarr.”Më tej, në informacionin e publikuar nga INTERPOL-i, tregohen rezultatet e këtij operacioni, vlerësimet për Policinë Shqiptare, si dhe bashkëpunimi për verifikime të mëtejshme në databazën e INETERPOL të personave të arrestuar në kuadër të këtij operacioni.ar.sh/Oranews.tv