Lazarat, dita e 6-të e operacionit

Lazarat-Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme kritikojnë Prokurorinë se nuk po tregohet në nivelin e duhur në këtë operacion të rëndësësishëm të ndërmarrë prej 5 ditësh në Lazarat. Ndërsa policia ka angazhuar 35 grupe hetimore për të konkretizuar në prova atë çfarë ka ndodhur në Lazarat, Prokuroria e Përgjithshme është angazhuar vetëm një prokuror.