Avioni i veterinerëve mbi Gjadër alarmon Policinë, po hidhnin vaksina kundër tërbimit
Lezhë - Një avion veterinar që ka fluturuar mbi Gjadër, në kulmin e operacionit kundër narkotrafikut, ka tingëlluar si një shaka e rëndë për policinë e Lezhës, që ka ndezur sirenat e alarmit për ta kapur me çdo kusht.Në orën 15:00 të ditës së djeshme, zhaurima e avionit ka tërhequr vëmendjen e banorëve të zonës përreth Gjadrit dhe ka bërë që ata t'i bien telefonave derisa, pas disa minutash, policia ka mbërritur e alarmuar derisa ka sqaruar situatën.Këtë radhë nuk bëhej fjalë për narkotrafik, madje nuk bëhej fjalë as për mushkonja, po për kafshë të egra!Avioni ishte i mbushur me vaksina kundër tërbimit, që hidheshin mbi zona malore e pyje, atje ku mund t'i gëlltisnin kafshët që rrezikonin të tërbonin dhe shpërndanin virusin në njerëz e kafshë.Avioni kishte destinacion të qartë: ai ishte nisur nga baza e Kuçoves në kuadër të projektit PAZA që po zbatohet në Shqipëri për vaksinimin oral të kafshëve të egra kundër tërbimit.Në bazë të projektit të Ministrisë së Mbrojtjes, pasi do të hidhte vaksinat në malin pranë Gjadrit, do t'i drejtohej Shëngjinit dhe Velipojës për të vijuar punën.Por, Policia, pasi është sqaruar vetë, i ka dhënë prova edhe vetë banorëve të Gjadrit për ngarkesën dhe qëllimin e avionit duke qetësuar situatën.ar.sh/Oranews.tv