Kosovë, riarrestohet Ukë Rugova vetëm pak orë pas lirimit
Ukë Rugova, i dyshuar për krim të organizuar, i cili para pak orësh u lirua nga Burgu i Lipjanit, është riarrestuar me urdhër të po të njëjtit Prokuror të EULEX-it.Këtë e ka konfirmuar, avokati i të dyshuarit në rastin e njëjtë me Ukë Rugovën,Izet Beqirit, Tomë Gashi.Mediat Kosovare thonë se Gashi e ka quajtur këtë si skandaloze dhe sipas tij kjo e vërteton se Prokurori i EULEX-it nuk di ose nuk do ta dijë se askund nuk mundet dikush të arrestohet dy herë për çështje të njëjtë.“Kjo ndodhi vetëm në Kosovë dhe nga ata që kanë ardhur të na ndihmojnë në respektimin e sundimit të ligjit”, ka thënë Tomë Gashi, avokat i Izet Beqirit, i dyshuar në rastin e njëjtë me Ukë Rugovën.Lirimi i Ukë RugovësUkë Rugova është liruar nga paraburgimi me një vendim të një gjyqtari të Gjykatës së Apelit.Me vendim të Gjykatës së Apelit në Prishtinë më në fund, pas 4 muajve është liruar nga paraburgimi i padrejtë Ukë Rugova, djali i Presidentit historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova, shkruan Express.Ai është duke u hetuar në një rast penal i cili në raport me të ka më tepër të bëjë me çështje të teorisë juridike, se sa të veprimeve të tij faktike. Hetimi penal ndaj tij është shfrytëzuar nga policia e EULEX-it.