VIDEOLAJM/ Aksidenti i rëndë dje në Valias, sehiri i turpshëm me të plagosurin që luste ndihmë

Tiranë - Televizioni "Ora News" ka siguruar pamjet e një aksidentit të rëndë me një makinë, që u përplas me një shtyllë të tensionit të lartë, që në orët e para të mëngjesit në Valias të Tiranës.Makina ‘Renault Clio’ me targa AA 905 ka shpërthyer në flakë, një person i plagosur është hedhur jashtë saj dhe rënkon, ndërsa një tjetër duket se ka mbetur brenda e po digjet...Pamjet rrënqethëse, më shumë se tregojnë aksidentin, në fakt demaskojnë një sjellje të paprecedentë të qytetarëve të rastit: indiferentizmin dhe sehirin ndaj të plagosurit, që shtrirë në rrugë thërret me përgjërim: "O, më ndihmoni, më ndihmoni!"Nga njoftimi i policisë, mësohet se i plagosuri që u përgjërohet më kot sehirxhinjve, është shoferi 37-vjeçar Aszbi Hidri ndërsa, në makinë, pasagjeri Artan Kallari, 40 vjeçar, që vdiq. Që të dy ata banonin në fshatin Qerekë të Krujës.E kotë të sqarojmë atë që bënë forca të shumta policie dhe zjarrfikësish për të shuar zjarrin, por, a nuk duket makabre që askush nuk afrohet t'i japë moralisht zemër, të plagosurit, t'i shtrëngojë dorën së paku derisa të vijë ndihma e shpejtë, ta ngushëllojë disi që të presë me durim?Gjithsesi, 35-vjeçari Hidri tashmë ndodhet në Spitalin Ushtarak në Tiranë, në gjendje të rëndë, me peshën e dhimbjes së vet, fizike dhe morale për vdekjen e bashkudhëtarit.Videoja e tij do të vijojë të qarkullojë në internet sëbashku me thirrjen e tij në shkretëtirë.Njoftimi zyrtar i policisëMë datë 19.06.2014 ora 14.00, u arrestua në flagrancë shtetasi Azbi Ferit Hidri, 35 vjec, banues në Qerek Krujë, sepse në orën 04.50, në rrugën Tiranë-Fushë-Krujë, afër degëzimit të Valiasit, duke drejtuar mjetin tip “Renault”, me targë AA 905 HD, ka dalë jashte rruge dhe është përplasur me shtyllën elektrike të tensionit të lartë prej betoni, pas përplasjes mjeti ka marrë flakë duke u djegur plotësisht. Si pasojë e këtij aksidenti ka gjetur vdekjen pasagjeri i mjetit shtetasi Artan Vesel Kallari, 40 vjec, lindur dhe banues në Qerekë Krujes, si dhe është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar në S.Q.U, në gjendje të rëndë. Neni 290/3 i K.P.ar.sh/b.k/Oranews.tv