PD: Rama mbron zyrtarin e tij, nuk zbaton urdhërin për arrestimin e Zyhdi Dajtit
Tiranë- Partia Demokratike akuzoi qeverinë se po përdor dy standarde edhe për zbatimin e vendimeve të gjykatës.Deputeti, Eduard Halimi, tha se policia arrestoi mbrëmë Florenc Hoxhën e Inspektoriatit Ndërtimor të Tiranës, por me urdhër politik të Ramës nuk zbatoi vendimin e drejtësisë për kryeinspektorin ndërtimor Zyhdi Dajti.Deklarata e plotë:Partia Demokratike dënon me forcë zbatimin e dy standarteve nga Kryeministri Edi Rama, në të njëjtën ditë, për të njëjtën akuzë të Prokurorisë, për vendime gjyësore të njëjta të dala nga e njëjta gjykatë.Nga njëra anë, policia e shtetit ndalon shefin e inspektoriatit ndërtimor të Bashkisë së Tiranës, dhe nga ana tjetër, Edi Rama urdhëron mbrojtje politike për Zyhdi Dajtin, shefin e tij të Inspektoriatit Ndërtimor Kombëtar, duke penguar zbatimin e vendimit të gjykatës.Organi i akuzës ka nxjerrë dje dy urdhëra ndalimi, gjykata ka miratuar urdhërat për të dy zyrtarët.Por zyrtari i Bashkisë, arrestohet në vend, në mes të natës nga policia, ndërsa zyrtari i qeverisë, sejmeni i Ramës është i privilegjuar dhe bën plazh në Vlorë.Këtu ka përfunduar Policia e Shtetit, në një bandë private që nuk udhëhiqet nga ligji, por nga urdhërat politikë të Edi Ramës. Ky është një skandal i përmasave të mëdha, që vërteton edhe një herë se në Shqipëri, barazia para ligjit, shteti ligjor dhe sundimi i ligjit është zëvendësuar me sundimin politik të Edi Ramës.Rasti i djeshëm, vërteton edhe një herë se në Shqipëri, drejtësinë nuk e bën drejtësia, por e bën Kryeministri, nuk qeveris ligji por qeveris një kastë oligarkësh, që kanë imunitet, që po e kthejnë vendin në një çiflig personal, ku mund të shkelin ligjin e të shpërdorojnë detyrën, pa frikën e drejtësisë, pasi i kanë shpatullat e ngrohta nga mbrojtja politike e Kryeministrit të vendit.