Pas vetëdorëzimit Zyhdi Dajti sulmon Prokurorinë: I turpshëm vendimi

Pak orë pasi u vetëdorëzua në komisaritin e Vlorës, kreu i Inspektoriatit Urbanistik Kombëtar Zyhdi Dajti e quajti vendimin e Prokurorisë për arrestimin e tij të turpshme.Në një deklaratë Dajti është shprehur se ka respektuar ligjin gjate detyrës si kreu i INUK dhe se do të zbatojë ligjin duke u paraqitur në institucionet përkatëse për të vërtetuar pafajësinë e tij.“Ajo ç'ka më bën përshtypje, që nuk mund të rri pa e thënë publikisht, është mënyra e turpshme se si Prokuroria e Përgjithshme ka vepruar në këtë rast, duke kërkuar ndalimin tim, paralelisht me arrestimin e vonuar të një personi që prej vitesh duhej të ishte arrestuar, të një hajduti ordiner, që për vite me radhë ka ushtruar presion dhe dhunë mbi qytetarët e Tiranës”, tha Dajti.Dajti: Kam zbatuar ligjin, do të vërtetohet pafajësia ime"Si zyrtar i Shtetit Shqiptar, por edhe si një profesionist që për vite me radhë ka shërbyer në Gardën e Republikës dhe Policinë e Shtetit, dekoruar në vitin 1996 me Medaljen "Shqiponja e artë" me dekret të Presidentit të Republikës, kam respektin më të lartë për ligjin, të cilin gjatë gjithë viteve të mia të punës, jo vetëm e kam zbatuar, por edhe kam nxitur qytetarët që ta zbatojnë. Që unë kam zbatuar ligjin edhe gjatë detyrës sime në krye të Ispektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, kjo nuk mund të vihet në dyshim. Sikundër askush nuk duhet të dyshojë në faktin se unë, që nga ky moment kur jam lajmëruar zyrtarisht nga Policia e Shtetit, do të zbatoj ligjin, do të paraqitem në institucionet përkatëse dhe do të ndjek rrugën ligjore për të vërtetuar pafajësinë time."dajti(Në foto: Zyhdi Dajti duke shkuar në komisariatin e policisë)Dajti: Florenc Hoxha, simbol i korrupsionitKryeinspektori Dajti e ka quajtur Florenc Hoxhën si simbol të korrupsionit ndaj nuk mund të vendoset shenja ë barazise mes tij dhe Hoxhës.“Vendosja e shenjës së barazisë mes meje, një shërbyesi të shtetit që ka zbatuar vetëm ligjin e ka mbrojtur territorin nga ndëtimet pa leje e të paligjshme, dhe Florenc Hoxhës, një simboli të korrupsionit, që për vite me radhë ka lejuar lulëzimin e ndërtimeve pa leje dhe të paligjshme në kryeqytet, është e turpshme, fyese dhe pa asnjë moral.”Ndërkohë Gjykata lëshoi dje urdhër-arresti për kryetarin e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik, Zyhdi Dajti. Ndaj zyrtarit të lartë mësohet se është ngritur akuza “shpërdorim detyre” për disa raste të tolerimit të ndërtimeve pa leje dhe shembjes së disa godinave të tjera që ishin me dokumentacion.