Vendet e SEECP mbështesin statusin, Bushati: Integrimi objektiv kombëtar
Vendet anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore (SEECP) kanë mbështetur mbështetjene për dhënien e statusit kandidat të Shqipërisë. Gjatë një takimi në Bukuresht ku merrte pjesë edhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati e vlerësoi këtë mbështetje. Gjithashtu Bushati u shpreh se integrimi europian është një objektiv kombetar për shqiptarët.Në fjalën e tij, Ministri Bushati, theksoi “vullnetin e qeverisë shqiptare për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit të gjithanshëm me vendet anëtare të SEECP-së, si dhe vlerësoi mbështetjen e plotë të vendeve të organizatës për dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, këtë qershor, duke e konsideruar procesin e integrimit evropian si një objektiv kombëtar për shqiptaret.”Pasi përshëndeti presidencën rumune për kryesimin e -s, Bushati vlerësoi ftesën për pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Kosovës në takim. "Ka ardhur koha që Kosova të jetë pjesëmarrëse me të drejta të plota në të gjitha aktivitetet e organizatës, për të realizuar në praktikë parimin e gjithë përfshirjes në bashkëpunimin rajonal. Për ne, mungesa e Kosovës në nismat rajonale e bën procesin e bashkëpunimit rajonal të mangët. Tashmë ky realitet duhet ndryshuar dhe pjesëmarrja e Kosovës në të tilla forume do të ishte një kontribut i mirë për normalizimin e marrëdhënieve dhe ndërtimin e besimit ne rajon", u shpreh Ministri Bushati.Ky ishte takimi i fundit i organizuar nga Presidenca rumune, përpara se vendi ynë të marrë presidencën e organizatës për periudhën 2014-2015. Në këtë kontekst z. Bushati, në fjalën e tij gjatë takimit dhe në përgjigje të interesimit të gazetarëve në konferencën për shtyp, vuri në dukje disa nga prioritetet kryesore të presidencës sonë dhe nënvizoi se Shqipëria mbetet e plotësisht e angazhuar dhe e motivuar për të dhënë kontributin e saj për një kryesim të suksesshëm gjatë këtij procesi. Të gjitha vendet anëtare shprehën vlerësimin dhe besimin e plotë në mbështetje të presidencës shqiptare të SEECP-së.