PD: Maska hipokrite i shkon Ilir Metës, jo Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë

Tiranë- Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së kreut të Kuvendit, Ilir Meta, lidhur me vendimin për përjashtimin e ish-kryeministrit Berisha 10 ditë nga punimet e Kuvendit.Në një deklaratë për mediat, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, bëri përgjegjës kreun e parlamentit për degradimin që Rama u ka bërë seancave plenare“Në parlamentin që drejtohet nga Ilir Meta, Edi Rama ka përdorur fjalë që skuqin dhe horrat më të paturpshëm.Në parlamentin e Ilir Metës, Kryeministri vizaton nga pas zonjat deputete.Dhe çfarë bën Ilir Meta, qesh dhe lëshon batuta.Kjo hipokrizi, është një maskë që mund ti shkojë Ilir Metës, por jo Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, duke e bërë këtë institucion qesharak dhe të papërgjegjshëm”tha ai.Deklarata e plotëKryetari i Kuvendit, Ilir Meta vuri dhe sot maskën e tij të hipokritit, duke u tallur me një çështje shumë të mprehtë të parlamentarizmit në vend, siç është përjashtimi i Sali Berishës.Ilir Meta është në pozicionin që duhet të reflektojë thellë për përgjegjësitë e tij në këto kohë kur Kuvendi dhe salla e seancave plenare, janë ndotur më shumë se asnjëherë nga Kryeministri i vendit.Nuk është një drekë njalash që mund të bësh gallatë, por është përgjegjësi direkte e Ilir Metës, përjashtimi i denoncuesit, i lajmësit. Eshtë përgjegjësi direkte e Ilir Metës rrahja e shpatullave të deputetëve dhunues, dhe ndëshkimi i deputetit të dhunuar.Në parlamentin që drejtohet nga Ilir Meta, Kryeministri i vendit ka kërcënuar publikisht opozitën.Në parlamentin që drejtohet nga Ilir Meta, Edi Rama ka përdorur fjalë që skuqin dhe horrat më të paturpshëm.Në parlamentin e Ilir Metës, Kryeministri vizaton nga pas zonjat deputete.Dhe çfarë bën Ilir Meta, qesh dhe lëshon batuta.Kjo hipokrizi, është një maskë që mund ti shkojë Ilir Metës, por jo Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, duke e bërë këtë institucion qesharak dhe të papërgjegjshëm.