Ndizet drita jeshile për By Pass-in e Vlorës
Tirane- Ndizet drita jeshile për ndërtimin e BY-Pass-it të Vlorës.Ndërtimi i këtij segmenti rrugor pritet të nisë nga puna pas nënshkrimit të marrëveshjes midis ministrit të Financave, Shkëlqim Cani dhe Zv/presidentit të Bankës Europiane për Investim, Dario Scannapieco.Ministri Cani deklaroi se projekti parashikohet të përfundoj në mars të 2017 dhe do të ul ndjeshëm trafikun në qytetin e Vlorës.Zëvendëspresidenti i BEI, Dario Scannapieco deklaroi se ky fond është një hap për të zhvilluar infrastrukturën në Shqipëri por në të njëjtën kohë kërkoi që të punohet për të rritur konkurueshmërinë dhe punësimin."Një kontratë që do të kontribuojë më tej, për zhvillimin e infrastrukturës rrugore dhe një kontratë që do ta çlirojë qytetin e Vlorës nga trafiku i rëndë, në veçanti në muajt e verës. Kemi të bëjmë me 29 kilometra rrugë të reja, të cilat në fakt do të japin një akses më të lehtë dhe më të sigurt në rrugën bregdetare të Jugut të Shqipërisë. Po ashtu, këto rrugë do ta kalojnë trafikun larg qytetit apo qendrës së Vlorës. Ky është një moment i rëndësishëm për të luftuar papunësisë, por edhe për të restauruar rritjen ekonomike. Në këtë moment, ne besojmë që duhet vazhduar që të punohet përsa i përket konkurrueshmërisë, por edhe investimeve jo vetëm në rajon, por natyrisht edhe në Shqipëri." tha ai.Kontrata financiare me vlerë 18 milionë Euro u nënshkrua sot në sallën e hartave në kryeministri. Kontrata me BEI-n është pjesë e bashkëfinancimit të projektit, sëbashku me BERZH-in dhe BE-në përmes fondeve IPA, me vlerë totale financimi prej 53 milionë Euro.