Korçë, ethet e pushtetit vazhdojnë të largojnë të djathtët nga PD
Korçë-Ethet e pushtetit vijojnë të largojnë të djathtët nga gjiri i Partisë Demokratike në Korçë. Duke bërë që koalicioni i majtë në qytetin e Korçës të fitojë më shumë epërsi kundër koalicionit të djathtë.Pas marrjes së Këshillit të Qarkut ku të djathtët tradhëtuan Partinë Demokratike, 3 prej tyre kaluan majtas, një gjë e tillë ka ndodhur edhe sot në keshillin bashkiak të Korçës, ku njëri prej keshiiltarëve të djathtë i është bashkuar Lëvizjes Socialiste për Integrim.Këshilltari i djathte Vangjush Dishnica ka deklaruar se arsyeja e kalimit të tij nga majtas, djathtas ka të bëjë me performancën e LSI-së, në mënyrën se si ajo po bashkëqeveris me Partinë Socialiste apo edhe projektet që ajo ka për zhvillimin e mëtejshëm të vendit.Por këshilltari i djathtë Vangjush Dishnica nuk është i pari i cili braktis Partine Demokratike në këshillin bashkiak.Kujtojmë se fill pas nënshkrimit të marrveshjes mes PS-LSI për tu futur bashkë në zgjedhjet e 23 qershorit pati një largim të 2 keshilltarëve të djathtë, askokohe përkatësisht të Ilir Bajlozit, nga partia e Bashkimit Liberal Demokrat dhe Albert Nikës, një tjetër i djathtë. Së bashku me ta u larguan edhe dy keshilltarë të LSI-së, drejtë PS, Jorida Remacka dhe Gurie Golloberda.Tashmë me një tjetër largim nga radhët e PD ,këshilltarët e majtë dominojnë me 24 këshilltarë kundrejt 11 të djathtëve.