SHBA: Në Shqipëri, ku edhe fëmijët shfrytëzohen seksualisht, drejtësia të veprojë me energji

SHBA - Shtetet e Bashkuara të Amerikës e konsiderojnë Shqipërinë si një vend ku fëmijët dhe gratë i nënshtrohen shfrytëzimit seksual dhe punës së detyrueshme.Në veçanti dhe që përbën problem në rritje, është ai i fëmijëve romë, që trafikohen jashtë vendit dhe shfrytëzohen për të lypur dhe punuar.Kështu ka deklaruar sot, Sekretari Amerikan i Shtetit, Xhon Kerri, i cili ka prezantuar sot raportin e DASH-it për trafikimin e njerëzve dhe ku situata në Shqipëri është paraqitur negative.Ndërsa shpjegon me detaje sesi dhe ku ndodh trafikimi, në raportin “e errët” të Kerrit shfaqet vetëm një notë pozitive: “ Qeveria e Shqipërisë nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit; megjithatë, është duke bërë përpjekje domethënëse për ta bërë këtë."Në këtë pikë, DASH thekson se që në tetor 2013, pak pas marrjes së detyrës, qeveria emëroi një koordinatore të re kombëtare anti-trafikim, e cila zgjoi 12 komitete "të fjetura"; trainoi persona, sponsorizoi projekte, shoqata, nisma kundër trafikimit etj.Në raport spikat shprehja “shfrytëzim seksual” dhe që i referohet edhe fëmijëve dhe ca më tepër, fëmijëve romë. Duket se skllavëria e këtyre të fundit është edhe më e rëndë, pasi ata trafikohen fare të vegjël jashtë vendit dhe vihen për të punuar si lypës ose në punë të tjera.Në këtë situatë dramatike, rekomandimet që Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë janë thuajse 90% vetëm për drejtësinë dhe policinë, e cila duhet të "ndjekë dhe dënojë në mënyrë energjike" trafikantët, të trajnojë prokurorë, gjykatës, policë që të merren vetëm me këto raste të abuzimit me njerëzit si dhe të merret specifikisht me fëmijët e trafikuar duke i krijuar kushte në qendra të posaçme rehabilimi.armanda shtembari/Oranews.tvPJESE NGA RAPORTI I DEPARTAMENTIT AMERIKAN TE SHTETITFemrat mashtrohen me kontrata punësimi ose me martesëNë raport thuhet se “femra dhe fëmijë shqiptarë i nënshtrohen në radhë të parë trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual brenda Shqipërisë dhe në Greqi, Itali, Maqedoni, Kosovë, Belgjikë, Holandë, Gjermani, Zvicër, Irlandë dhe Mbretërinë e Bashkuar.Grupe kriminale rekrutojnë me anë të mashtrimit femra me oferta për punësim si kamariere, banakiere, kërcimtare, apo këngëtare në vendet fqinje, specifikisht në Kosovë, Greqi dhe Maqedoni dhe i nënshtrojnë ato ndaj trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual.Viktima nga Filipinet dhe Shqipëria i nënshtrohen punës së detyruar në Shqipëri.Disa vajza shqiptare i nënshtrohen trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual apo pune të detyruar pas martesave me ujdi.Problemi në rritje, fëmijët romë që trafikohen dhe shfrytëzohen për lypje dhe punëKa një problem në rritje me fëmijët shqiptarë, shpesh të etnisë rome, që i nënshtrohen lypjes së detyruar dhe forma të tjera pune në Greqi, Kosovë dhe brenda Shqipërisë.Qeveria e Shqipërisë s’përmbush as standartet minimale kundër trafikut, por po bën përpjekje domethënëseQeveria e Shqipërisë nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit; megjithatë, është duke bërë përpjekje domethënëse për ta bërë këtë.Në tetor 2013, Qeveria emëroi një koordinatore të re kombëtare anti-trafikim, e cila në dhjetor mori nismën për ngritjen e një taskforce të posaçme për të përmirësuar koordinimin midis policisë, prokurorëve dhe gjykatësve.Ndërsa rritet zbulimi i viktimave, gjyqësori heton pak për autorët dhe ca më pak, dënonAgjencitë ligjzbatuese shqiptare përmirësuan të kuptuarit e një përqasjeje ndaj trafikimit njerëzor me viktimën në qendër, ndonëse nevojitet më shumë trajnim për të përmirësuar efiçiencën e tyre operative në identifikimin e rasteve dhe çuarjen e tyre drejt ndjekjes penale.Qeveria rriti numrin e viktimave të identifikuara, por një numër i vogël autorësh trafikimi u ndoqën penalisht dhe dënuan. Viktimat merrnin shërbime të pamjaftueshme të shëndetit mendor në strehën e administruar nga shteti dhe personeli i kujdesit shëndetësor kishte nevojë për trajnim.DASH vlerëson përpjekjet e Qeverisë “Rama”Departamenti Amerikan i Shtetit i është referuar pozitivisht, Qeverisë shqiptare të dalë nga zgjedhjet e 23 Qershorit dhe në raport, shprehimisht thuhet:“Qeveria e Shqipërisë rriti përpjekjet për të parandaluar trafikimin e personave gjatë vitit.Në tetor 2013, pak pas marrjes së detyrës, qeveria emëroi një koordinatore të re kombëtare anti-trafikim.Për herë të parë, qeveria caktoi një buxhet të veçantë për zyrën e koordinatores kombëtare anti-trafikim me vlerë afërsisht 50,000 dollarë. Po ashtu, qeveria caktoi fonde për komitetet rajonale anti-trafikim për të trajtuar çështje të trafikimit në rrethe.Koordinatorja kombëtare pati sukses në ringjalljen e 12 komiteteve, deri atëherë të fjetura, kudo në vend.Qeveria, në bashkëpunim me OJQ-të, trajnoi anëtarë të komiteteve rajonale anti-trafikim etj. Megjithatë, komitetet rajonale anti-trafikim dhe zyrtarë vendorë vazhdojnë të kenë nevojë për trajnim dhe zhvillim të mëtejshëm.Në bashkëpunim me OJQ, qeveria bashkëfinancoi nisma edukuese; bashkëfinancoi një projekt për zbatimin e një aplikimi telefonash celularë për t’u përdorur nga qytetarët për të raportuar raste të dyshuara trafikimi dhe përftimin e aksesit në shërbime ndihme.Qeveria ngriti një bord këshillues për shoqërinë civile për të përmirësuar bashkëpunimin me OJQ-të. Qeveria kreu një auditim të brendshëm të strehës shtetërore.Qeveria vazhdoi zbatimin e planit të saj kombëtar të veprimit për periudhën 2011-2013.