Shkodër, ministri i Bujqësisë i Malit të Zi: Të zgjidhim çështjen e përmbytjeve

Shkodër-Në ditën e liqenit të Shkodrës ministri i Bujqësisë i Malit të Zi, Peter Ivanoviç e vuri theksin në zgjidhjen e problemit të përmbytjeve duke u shprehur se përgjigjen për zgjidhjen e këtij problemi ta kërkojnë të donatorët. Ndërsa ministri Lefter Koka u shpreh se do të bashkëpunojnë për të mbrojtur mjedisin.Sipas Peter Ivanoviç dy vendet tona duhet t’i kushtojnë vemendje të madhe përmbytjeve, pasi ato kanë patur koston e tyre si për Shqipërinë ashtu edhe për Malin e zi.“Përgjatë këtyre viteve nuk duhet të harrojmë përmbytjet që kemi kaluar, të cilat kanë patur koston e tyre për Shqiperine dhe Malin e Zi. Duhet te flasim te gjithe dhe te kërkojmë zgjidhje për përmbytjet, apo për problemin e ujitjes, shumë i domosdoshëm për bujqësinë. Në këtë pikë duhet të jemi këmbëngulës dhe të kërkojmë përgjigje për zgjidhjen e tyre edhe tek donatoret, pasi këto janë sfidat tona të përbashkëta. Uroj që pas 6 muajsh apo 1 viti të diskutojmë sërish në këtë frymë të mirë, për ato çfare kemi arritur”, u shpreh Peter IvanoviçMinistri i Mjedisit Lefter Koka bëri me dije se shumë shpejt dy qeveritë do të finalizojnë një marrëveshje bilaterale për të siguruar mbrojtje dhe menaxhim të integruar të ekosistemit.“Pavarësisht vlerave të jashtëzakonshme të tij, kjo zonë përballët me problematike si urbanizimi i pakontrolluar dhe ndertimet e paligjshme që kanë cënuar vlerat pejsazhore dhe diversitetin biologjik. Për të gjitha këto faktorë masat për bnjë zhvillim të qëndrueshme janë shumë të rëndësishme.Menjëherë pas takimit, ministri Koka ju përgjigj edhe interesit të medias për çështjen e shumë përfolur të trajtimit të mbetjeve urbane.“Mbetjet janë një problem shumë kompleks sesa vendosja e disa gjobave nominalisht të drejtuesve vendore apo komunave dhe bashkive”Ministritë e Mjedisit të dy vendeve organizuan në kryeqendrën e veriut konferencën ndërkufitare “Festojmë vlerat e ekosistemeve ujore”.Nga 18 Qershori i vitit 2006, dy vendet tona fqinje Shqipëria dhe Mali i Zi njohën dhe shpallën “Ditën e liqenit të Shkodres”, si një mekanizëm bashkëpunimi, koordinimi dhe celebrimi ndërkufitar.