Prej 20 vitesh asnjë investim, rruga Elbasan-Cërrik-Belsh "shkatërruese"

Elbasan- Prej 20 vitesh rruga Elbasan-Cërrik-Belsh ndodhet në gjendje tejet të amortizuar dhe nuk ka asnjë standard. Asnjë investim nga pushteti vendor dhe ai qëndror, megjithë shqetësimin e vazhdueshëm të banorëve dhe trajtimin e këtij problemi në media.Drejtuesit e mjeteve shprehen se gjendja e keqe e rrugës po u shkakton atyre dëme, duke e vështirësuar gjithmonë e me tepër qarkullimin në këtë zonë.Ky aks u shërben rreth 40 mijë banorëve të zonës se Dumresë, të cilët nuk kanë njohur kurrë një investim ndonëse ky aks përdoret nga mijëra drejtues mjetesh çdo ditë.Ndërkohë nuk kanë qenë të pakta rastet ku banorët kanë organizuar edhe protesta për ndërhyrjen në këtë aks, por asnjëherë kërkesat e tyre nuk u dëgjuan.