Rama: Republika e turpit s'është më. Vlerësim superlativ Tahirit, Llalla të angazhohet vetë
Tiranë - Kryeministri Edi Rama dha sot një deklaratë për shtyp, me anë të së cilës i ka shprehur mirënjohjen dhe i ka dhënë një vlerësim me superlativa, Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme të drejtuar nga Saimir Tahiri për operacionin e kryer në Lazarat.“Sot, pas 5 ditësh luftë, me një hordhi kriminelësh të lidhur ngushtë me pushtetin e djeshëm, ajo "republikë e turpit" nuk është më.Sot, pas 5 ditësh e netësh, nën ankthin e madh, qytetarët e ndershëm të Lazaratit nuk janë më pengjet e një "martese" të shpifur e të stërgjatur të krimit me politikën.” u shpreh Rama.Ndërkohë, Kryeministri i bëri një apel të fortë, kryeprokurorit Ardiatik Llalla, duke i kërkuar që të angazhohet personalisht për fazën e dytë të këtij operacioni, që është dokumentimi dhe më pas vendosja para ligjit e të gjithë atyre që kryen me vite të tëra këtë aktivitet kriminal nën emrin e Lazaratiti.Për Tahirin, vlerësim maksimal"Dua të shpreh bindjen time të rikonfirmuar se sot, ky vend ka një Ministër të Brendshëm, që prej kohësh i ka munguar dhe pa asnjë më të voglin dyshim po udhëheq një transformim rrënjësor në Policinë e Shtetit dhe në marrëdhëniet mes Policisë së Shtetit dhe ligjit, publikut dhe vetë misionit të çdo polici të shtetit.Mirënjohje, falenderim dhe vlerësim superlativ për Ministrin e Brendshëm, Drejtorin e Policisë dhe drejtuesit e lartë të policisë, që u përfshinë në këtë operacion që për shumëkënd ishte i pamundur dhe që, shumëkush, e konsideronte test,"- tha Rama.Rama thirrje Llallës: Angazhohu vetë me prokurorët e tu Rama i ka bërë thirrje, Kryeprokurorit, të angazhohet për fazën e dytë të operacionit për zbardhjen dhe ndëshkimin e çdo veprimtarie kriminale”Unë dua të ndalem këtu, duke e mbyllur aty ku është edhe tema e këtij komunikimi, me një thirrje të fortë dhe të qartë për Prokurorin e Përgjithshëm të Republikës që të angazhojë veten e tij dhe gjithë forcat e shëndetshme rreth tij për t’i shkuar deri në fund fazës së dytë të këtij operacioni, që është zbardhja dhe ndëshkimi për çdo provë të zbardhur i të gjithë kësaj veprimtarie shumëvjeçare kriminale, deri në sekuestrimin e qindarkës së fundit të të gjithë pasurive dhe parave të zeza, që janë akumuluar në kurriz të njerëzve të thjeshtë, të kthyer në skllevër dhe në kurriz të një Shqipërie të tërë, nga këta kriminelë që duhet të marrin atë që meritojnë.”Rama premton mbështetje banorëve të LazaratitRama shprehu angazhimin e tij edhe për të krijuar kushtet banorëve të Lazaratit që jeta e tyre do të normalizohet."Nga ana tjetër, i shpreh respektin dhe pa as më të voglin dyshim edhe angazhimin e plotë të gjithë banorëve të Lazaratit, për t’ju krijuar kushtet, që jeta e tyre të normalizohet dhe që ai fshat, që sot është njësoj si të tjerët, të bëhet si të tjerët. Përsa i takon mundësive që duhet t’u krijohen familjeve, që duhet t’u krijohen atyre që duan të jetojnë me punë të ndershme dhe që duhet t’u krijohen fëmijëve të tyre, për të jetuar në shtëpitë e të parëve të tyre."Rama: Edhe sikur të ishin shkaktuar viktima, profesionalizmi nuk vihet në diskutimRama iu përgjigj edhe opozitës duke thënë se edhe nëse batërdia do kishte shkaktuar viktima, profesionalizmi nuk vihet në diskutim: Qeveria mbajti premtimin, riktheu në krye të detyrës Policinë e Shtetit.Rama vlerësoi se ky operacion që ndau përfundimisht një kapitull të gjatë rrënimi nga kapitulli i ri i rilindjes së policisë, nuk kushtoi asnjë pikë gjaku por edhe “nëse batërdia e këtyre ditëve do të kishte shkaktuar viktima, prapëseprapë, profesionalizmi në hartimin drejtimin dhe realizimin e operacionit nuk do të mund të vihej në diskutim me këtë rezultat spektakolar që fatkeqësisht nuk mund ta shohin vetëm ata që nuk duan ta shohin”.“Nuk kanë faj se kanë arsye për të mbyllur sytë e për të mos parë atë që sot u duket fatkeqësisht si një gjëmë e madhe. Policia ishte e përgatitur për të mos u kthyer nga Lazarati pa fitoren e shtetit mbi krimin, cilido të ishte kostoja, për t'i dhënë fund atij turpi me kosto të pallogaritshme për një popull të tërë për vite me radhë, por fakti që u shporr një hordhi. Pas 5 ditësh e netësh nën plumba u arrit pa asnjë pikë gjaku. Është kuptimplotë se policia u rikthye në krye të detyrës siç u zotuam brenda 300 ditëshve të para të qeverisjes. Kjo është arritje e jashtëzakonshme.”(Video: Ja deklarata e plotë e Ramës)Oranews.tv