Familjarët e viktimave të Srebrenicës padisin Hollandën

Familjarët e viktimave të masakrës së Srebrenicës kanë ngritur një padi kundër Hollandës në Gjykatën Evropiane për të Drejta të Njeriut në Strasburg.Kjo ka ardhur pas një vendimi të Gjykatës Supreme të këtij vendi, i cili thotë se Kombet e Bashkuara nuk mund të ndiqen penalisht nga një gjykatë kombëtare.Rreth 8000 djem dhe burra myslimanë u vranë nga forcat serbe në korrik të vitit 1995, në një zonë të mbrojtur nga paqëruajtësit hollandezë të Kombeve të Bashkuara, të cilësuar si “strehë e sigurt”.