Gjykata pezullon nga detyra kryetaren e AMA-s, Bushati: E parashikoja
Tiranë- Gjykata e Tiranës ka vendosur të pezullojë nga detyra kryetaren e AMA-s Endira Bushati, pasi akuzohet për shpërdorim detyre nga Prokuroria e Tiranës.Organi i akuzës ditë më parë kishte kërkuar pezullimin e Bushatit, pasi nuk kishte marrë parasysh denoncimet e televizioneve, pasi programet e tyre piratoheshin dhe vidheshin nga subjekte televizive të licensuar e palicensuara.Ndaj ketyre kerkesave, Kryetarja e KKRT dhe me pas AMA, shtetasja Endira Bushati, nuk ka ndermarre te gjitha veprimet që është e detyruar nga dispozitat ligjore.Duke mosvepruar sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi, Kryetarja e KKRT sot AMA ka lejuar që këto subjekte të përfitojnë në mënyrë të kundraligjshme materialisht, në formën e shitjes së programeve te tyre dhe transmetimeve të paligjshme tek publiku i gjerë duke sjelle një dëm të konsiderueshëm të interesave të këtyre televizioneve.Vendimi i gjykatës vjen edhe pas vendimit të Parlamentit për të shpallur vakant vendin e kryetares se AMA-s.I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Bushatit në rrjetin social fb, ku shkruante se e priste:
Pse këkoi prokuroria pezullimin PROKURORIA TIRANËKËRKESËPër caktimin e masës së sigurimit.Në bazë të kallzimit të shoqërisë DIGITALB SHA., në datën 23.05.2014, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka regjistruar kallzimin penal për veprën penale të Shpërdorimit të Detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal në ngarkim të shtetases Endirë Bushati.Nga hetimet e zhvilluara për këtë procedim penal ka rezultuar se;Shoqeria Digitalb sh.a është e liçensuar për ushtrimin e veprimtarise audiovizive si platforme satelitore numerike nga KKRT me Vendimin 785, date 25.02.2009. Ne kuader te veprimtarise se saj, ky subjekt ka konstatuar se transmetimet e kanaleve dhe programeve te saj, ne menyre te paautorizuar e per rrjedhoje te kundraligjshme, transmetohen nga subjekte te liçensuar ose jo nga organi kompetent (ish KKRT sot AMA) siç jane operatoret televizive kabllore ose platforma numerike satelitore.Ne kuader te detyrimeve qe KKRT dhe me pas AMA ka ne zbatim te legjislacionit perkates (ligjit 8410 {sot i shfuqizuar} dhe ligjit 97/2013), subjekti DIGITALB SHA i është drejtuar Kryetares se këtij institucioni, shtetases Endirë Bushati, me kerkesen per verifikimin e pretendimeve dhe provave per keto transmetime te paligjshme te ketyre operatoreve dhe per fillimin e proçedurave per vendosjen e sanksioneve perkatese, dhe mbylljen e veprimtarise se ketyre operatoreve sipas parashikimeve ligjore te sipercituara.Nga aktet e administruara ka rezultuar se subjekti DIGITALB SHA ka dërguar informacione për subjektet që kanë transmetuar kanale të kësaj pakete dhe të televizioneve për ritransmetimin e tyre ky subjekt ka te drejta ekskluziviteti transmetimi.Ankesat e subjektit DIGITALB SHA kanë filluar zyrtarisht me shkresa që në vitin 2009 e duke vazhduar gjatë viteve në vazhdim dhe në shkresat e saj është vënë në dijeni KKRT dhe me pas AMA për llojin e shkeljes dhe datën konkrete të kryerjes së saj.Ndaj ketyre kerkesave, Kryetarja e KKRT dhe me pas AMA, shtetasja Endirë Bushati, nuk ka ndermarre te gjitha veprimet qe eshte e detyruar nga dispozitat ligjore. Duke mosvepruar sipas kerkesave te legjislacionit ne fuqi, Kryetarja e KKRT sot AMA ka lejuar qe keto subjekte te perfitojne ne menyre te kundraligjshme materialisht, ne formen e shitjes se programeve te tyre dhe transmetimeve te paligjshme tek publiku i gjere duke sjelle nje dem te konsiderueshem te interesave te shoqerise DIGITALB por indirekt edhe te programeve televizive te operatoreve te tjere, veçanerisht operatoreve TV kombetare, te cilet kane marreveshje ekskluzive per transmetimin e sinjalit te kanaleve te tyre vetem ne platformen Digitalb.Ligji nr.8410 ne nenet 137/3 dhe 137/4 pika 7 parashikonte se, ne rastet e mesiperme te transmetimeve te paligjshme, me ankese te paleve te interesuara ose kryesisht, Kryetarja e KKRT do te duhej te inicionte hetimin administrativ per rrethanat per te cilat ka marre dijeni. Ne rast te konstatimit te paligjshmerise, duhet te fillonte proçeduren e sanksionimit te ketyre subjekteve dhe ne rast te perseritjes 5 here te se njejtes shkelje te fillonte proçedurat per reduktimin e afatit te liçenses se subjekteve kundravajtjes dhe me pas ne rastet e perseritura me tej te realizonte heqjen e liçenses per transmetim audoviziv.Nga aktet e administruara ka rezultuar se nga ana e shtetases Endirë Bushati, Kryetar i Autoritetit të Mediave Audiovizive nuk janë filluar procedurat administrtative për verfikimin e shkeljeve ne rastet e evidentuara me argumentitn e numrit të lartë të televizioneve kabllorë të licencuara, numrin e vogël të nënpunësve.Një nga subjektet për të cilat DIGITALB sha ka bërë ankesa të shpeshta për transmetim pa licence të programeve është edhe subjetlkti TRING sha. Ka rezultuar se per subjektin „Tring“ janë marrë disa masa administrative nga KKRT dhe më pas është marrë edhe masa sanksionit per reduktim license te subjektit TRING sh.a. në datë 22.10.2010.Megjithaëse është marrë kjo masë, përsësri është njoftuar me shkresë KKRT për transmetimin e programeve për të cilat DIGITALB SHA kishte të drejta ekskluzive trensmetimi, por ka rezultuar se nga ana e Kryetares së KKRT shtetases Endirë Bushati për këto ankesa nuk është marrë asnjë lloj mase dhe madje shkresat sic janë protokolluar kanë ngeluar pa asnjë veprim. Vlen të theksohet se bashkëlidhur shkresave nga ana e subjektit DIGITALB SHA janë vënën në dispozicion dhe dvd përkatëse të programeve të piratuara.Gjithashtu që nga vitit 2009 e në vazhdim nga ana e subjektit DIGITALB është njoftuar sistematikisht KKRT për transmetime të paligjshme për televizionë kabllorë në të gjithe territorin e Republikës së Shqipërisë, shkresa edhe këto për të cilat nga ana e Kryetares së KKRT, Endirë Bushati nuk është filluar asnjë procedurë për marrjen e masave administrative, detyrim ligjor I përcaktuar në Ligjin nr.8410 ne nenet 137/3 dhe 137/4 pika 7.Pra rezulton plotësisht e provuar se nga Digitalb sh.a jane paraqitur ankesa dhe nga Kryetarja e KKRT nuk eshte marre asnje mase per inicimin e hetimin administrativ per cdo rrethanë per te cilat ajo ka marre dijeni.Nga viti 2009 deri me sot, nuk konstatohet të jetë zbatuar proçedura e heqjes se liçences per ndonje nga subjektet kundravajtes, per te cilet Shoqeria DIGITALB ka paraqitur ankesa dhe prova per transmetimet e paligjshme. Në mënyrë të vecantë për disa operatore është kerkuar ne mënyrë te perseritur, marrja e masave perkatese por përsëri asnjë masë nuk është marrë ndaj tyre. Në këto kushte ne veprimtarine e saj si Kryetare e KKRT dhe AMA, shtetasja Endirë Bushati nuk ka permbushur detyrimin ligjor per penalizimin e subjekteve qe transmetojne ne menyre te paligjshme.Në datë 29.05.2013, me shkresën nr.1014 prot, shtetasja Endirë Bushati i drejtohet te gjithe operatoreve kabllore duke i kerkuar transmetime te hapura te programeve te operatoreve televizive kombetare. Kjo shkrese perben nje shkelje te te drejtave te operatoreve kombetare Top Channel sh.a dhe Klan TV dhe Digitalb sh.a, i cili ka marreveshje ekskluzive te shperndarjes dhe mbartjes se ketyre kanaleve kombetare ne platformen e tij dhe njekohesisht te te drejtave pasurore, te operatoreve kombetare Top Channel sh.a dhe Klan TV. Kjo shkrese bie ndesh me kerkesat e neneve 32 dhe 62 te ligjit 97/2013.Pas shkresave te Digitalb sh.a për më shumë se 6 muaj, shtetasja Endirë Bushati, ka lëshuar ne 16 janar 2014 nje shkrese tjetër nepermjet te ciles ka synuar korrektimin e shkresës së dhënë më parë duke ju kërkuar subjekteve që për transmetim të merrej më parë miratim nga subjektet që do të transmetoheshin.Komunikimi shkresor i shkresës nr.1014 i vitit 2013 eshte bere pa u njoftuar Digitalb, Top Channel dhe Klan TV, pavaresisht se keto pale te interesuara duhet te pakten te ishin vënën në dijeni si pronarë të të drejatve të tyre televizive. Argumenti i përdorur nga shtetasja Endirë Bushati për mosplotësim të detyrimit për transmetim në të gjithë territorin pa pagesë i subjekteve TV KLAN e TOP CHANNEL, e që për rrjedhojë transmetimi i tyre duhet të bëhet nga televizionet kabllorë pa pagesë nuk është i mbështetur në ligj e për më tepër të gjithe televizionet kabllorë funksionojnë vetëm me pagesë. AMA dhe Kryetarja e saj kane patur dijeni ne kohen e Leshimit te kesaj shkrese, per te drejtat ekskluzive te Digitalb sepse me shkresen nr.890 prot date 11.06.2013, Digitalb ka njoftuar per lidhjen e marreveshjeve ekskluzive me keto 2 kanale kombetare.Në këto kushte ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova ndaj shtetases Endirë Bushati për kryerjen e veprës penale të Shpërdorimit të Detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Shtetasja Endirë Bushati vazhdon të jetë në detyrë si Kryetare e AMA dhe cmohet se qëndrimi i saj në të njëjtin pozicion ndërkohë që hetimet vazhdojnë dhe që janë të lidhura ekskluzivisht me veprimtarinë e saj si drejtuese e këtij institucioni, mund të sjellë pasoja në hetimin korrekt të veprimtarisë se KKRT tashma AMA ndërkohë që e dyshuara vazhdon të kryejë funksionet e saj.Për keto arsyeK Ë R K O J:Caktimin e masës së sigurimit për “Pezullimi i ushtrimit te nje detyre a sherbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale shtetasin Endirë Bushati, Me 6 maj mazhoranca finalizoi nismën për të shkarkuar Kryetaren e AMA-s me kerkesë të MetësÇështja e shkarkimit të AMA-s u shndërrua për muaj me radhë në temë debati dhe diskutimesh mes mazhorancës dhe opozitës.Me 6 maj të këtij viti mazhoranca në Komisionin e Medias, finalizoi nismën për të shkarkuar Kryetaren e Autoritetit të Mediave Audiovizive, me kerkesë të kreut të Kuvendit.Shkresa, e firmosur nga Meta mbi procedurat që do të ndiqen për zëvendësimin e saj, përcakton analizën ligjore të mandatit të Bushatit.''Problematika lind me marrjen e mandatit të dytë si kryetare të Endira Bushatit.Ajo nuk mund të zgjidhej si anëtare, pasi kjo nuk mund të ndodhte në një kohë kur Bushati e ka përfunduar mandatin e anëtares më datë 24.09.2012. Znj.Bushati më 5.11.2009 merr një mandat zëvendësimi në vend të Artan Zenelit si anëtare, mandat i cili i përfundonte në datë 24.09.2012, që do të thotë se Endira Bushati, zëvendësuese e z.Zeneli, nuk ka me mandat anëtari prej shtatorit 2012'',- thuhet në argumentin ligjor të shkresës për inicimin e zëvendësimit të Bushatit.Vetëm me votat e saj dhe në mungesë të opozitës, deputetët e mazhorancës votuan raportin e paraqitur nga deputeti Alfred Peza, ku evidentonte 4 vakanca përfshirë dhe vendin e kryetares Endira Bushati.“Nga ky çast nis zyrtarisht procesi për zëvendësimin e 4 anëtarëve të AMA-s, përfshirë edhe kryetaren ” u shpreh deputeti i PS-së Alfred Peza.Ndërkaq deputetët opozitarë kërkuan që për mandatin e kryetares së AMA-s, të vendosë Këshilli i Legjislacionit, kërkesë e cila u rrëzua nga mazhoranca dhe bëri që deputetët e Partisë Demokratike të braktisnin mbledhjen.Për opozitën, nisma e mazhorancës për të shkarkuar Kryetaren e Autoritetit të Mediave Audiovizive, e ka cilësuar si politike dhe që synon kapjen e institucioneve të pavarura për qelllime klienteliste.Lidhur me këtë çështje ata iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese, duke kallëzuar penalisht këshilltaren e Shërbimit të Monitorimit te institucioneve te pavaruara të Kuvendit të Shqipërisë.Ne kallzimin penal deputetet demokratë theksojne se ne Memon e paqitur kryetarit te Kuvendit, ku theksohet se nga data 24.09.2012, e ne vijim Endira Bushati qendron me mandat te paligjshem ne krye te AMA-s, këshilltarja e Shërbimit të Monitorimit te institucioneve te pavaruara, Sonila Kadareja, ka konsumuar veprat penale te shperdorimit te detyres, korrupsion pasiv dhe falsifikim dokumentesh.