Berat, breshëri shkatërron të mbjellat e 150 familjeve: Në pak minuta u fshi çdo gjë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Qershor 2014, 13:15
Berat- Kanë mjaftuar vetëm disa minuta shi me shtrëngata dhe breshër që gjithë prodhimet e një fshati në rrethin e Beratit të shkojnë dëm.Banorët e fshatit Lybesh, në komunën Vërtop, kanë dhënë alarmin se gjithë mundi i tyre është fshirë pas shtrëngatës së një dite më parë.Fshati që ndodhet rrëzë malit Tomor, prodhojnë gjithçka që nga gruri, perimet dhe ushqimi i bagëtisë. Fermerët tregojnë se breshëri që kurrë nuk ishte parë më pare, rrafshoi brenda pak minutash gjithçka.Janë rreth 150 familje që janë prekur nga kjo dukuri natyrore në fshatin Lybesh, ndërkohë që Komuna nga ana e saj ka ngritur një grup pune për të verifikuar dëmet.