Shqipëria interes për turizmin meksikan, Konsulli Ndroqi kërkon rritjen e bashkëpunimit

Vizita e Konsullit të Nderit të Meksikës, të Z. Ylli Ndroqi në Meksiko City ka vijuar me takime të tjera të rëndësishme, ku në fokus ka qënë promovimi i turizmit meksikan këtu në Shqipëri. Z. Ndroqi tha se shqiptarët janë të interesuar për turizmin në Meksikë, por ai kërkoj rritje të bashkëpunimit sa më të gjërë të bukurive natyrore dhe kulturore të Meksikës. Propozimi u mirëprit nga Ministrja meksikane e Turizmit ,Claudia Ruis Masseiu, e cila shprehu gadishmerinë që Meksika të bëhet pjesë e panaireve të ndryshme që zhvillohen në Tiranë.