Raporti UNHCR, rritet në 51.2 milion numri i refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore
Numri i njerzve që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës, vetëm për vitin 2013 i ka kaluar 50 milionë, hera e parë kjo që nga Lufta e Dytë Botërore. Këto janë të dhënat zyrtare të bëra sot publike nga agjencia për refugjatë pranë Kombeve të Bashkuara.Shifra prej 51.2 milionë, sipas të dhënave tashmë të publikuara në raportin e UNHCR, tregon një rritje prej 6 milionë persona më shumë se një vit më parë. Antonio Guterres, kreu I UNHCR, tha se rritja e këtij numri shënon ndryshime dramatike edhe në planin për ndihmë ndaj vendeve më të prekura dhe ndaj vetë refugjatëve. Rritja e numrit të këtyre të fundit, është rritur kryesisht për shkak të konflikteve kryesisht në Siri, Afrikën Qëndrore dhe Sudanin e Jugut."Konfliktet po rriten e po shumëfishohen gjithnjë e më shumë dhe nga ana tjetër konfliktet e vjetra duket sikur nuk po marrin fund" tha Guterres.Vetëm nga Afganistani numri i refugjatëve arrin në 2.5 milionë, duke shënuar kështu edhe vendin me numrin më të lartë dhe është Pakistani ai që i mirëpret këta refugjatë më shumë se çdo vend tjetër, përkatësisht 1.6 milionë.Përqark botës, ka qindra e mijëra refugjatë që tashmë i kanë harruar shtëpitë pasi kanë vite që jetojnë në kampe. Kombet e Bashkuara janë angazhuar që refugjatët të mos kthehen me forcë në shtëpitë e tyre, përsa kohë situate është e rrezikshme. Disa kampe madje, sipas UNHCR, duket se janë kthyer në qendra banimi pasi kanë shkolla, spitale dhe disa biznese ndonëse ato kurrë nuk do të kthehen në shtëpi.Nga Siria, përgjatë 2013-ës, kanë braktisur shtëpitë nga frika e luftës, 6.5 milionë sirianë. Në kampet ku ata po qëndrojnë prej 2-3 vitesh, e kanë shumë të vështirë sigurimin e ujit, ushqimit, veshmbathjeve dhe medikamenteve, pasi sërish vijojnë të qëndrojnë në kufi me Sirinë, që mbetet një zonë e rrezikshme për të dërguar ndihma.
Për shkak të konfliktit në Siri, refugjatët sirianë kanë arritur të gjejnë një strehë dhe një derë të hapur në Libani, Jordani dhe Turqi. Sipas UNHCR, vendet e zhvilluara mikëpresin 86% të refugjatëve nga e gjithë bota, madje shumica e tyre strehohen në Europë, pavarësisht thirrjeve të disa shteteve anëtare për rritjen e numrit të personave që kërkojnë azil apo emigrantëve. Por sipas kreut të UNHCR-së, Europë mundet dhe duhet të bëjë më shumë.