Lazarat, Aliko: Treguam angazhim maksimal në operacion, meritat jo vetëm Tahiri

Lazarat- Kreu i Komunës Lazarat, Dasho Aliko, ka shprehur indinjatën për mosvlerësimin sipas tij të rolit të pushtetit vendor në operacionin policor në fshatin e drogës. Aliko nënvizoi se kontributi i pushtetit vendor ka qenë maksimal, por se meritat po i merr vetëm Tahiri.“Në këtë aksion e përballim të situatës pa ekses kontributi i pushteti vendor ka qenë maksimal dhe pushteti vendor nuk u etiketua … aq sa puna e Ministrit” tha Aliko, në një lidhje telefonike për “Ora News”, duke i lënë porosi gazetarit Patrik Sadikaj që ta shtrojë këtë pyetje kur të mundet.Aliko tha se situata në Lazarat paraqitet e qetë sot, ndërsa konfirmoi prezencë të të madhe të forcave policore, të cilat sipas tij janë drejt përmbylljes së aksionit anti-drogë.“Falenderoj banorët e Lazaratit që më dëgjuan dhe ulën armët. Ne morëm informacionin që kishte një grup personash që kishin marrë urdhër të qëllonin policinë dhe i kërkuam të shporreshin nga Lazarati dhe ata janë zhdukur nga Lazarati, duke lënë pas armatimin e tyre. Komuna e Lazaratit iu duke e përshtatshme të kryente aktivitetin e saj. Banorët e Lazaratit bashkëpunuan me policinë.Ka një prezencë të madhe të policisë së shtetit. T'i kthehen jetës normale. Falenderoj policinë se tregoi profesionalitet dhe banorët për mikpritjen e tyre.I bëj apel të ruajnë gjakftohtësinë”.Aliko theksoi se “pengmarrësit” e Lazaratit i kishin shpëtuar Policisë dhe kishin zgjedhur largimin nga zona në vend të përballjes me ligjin.“Policia kishte informacion për këta persona. Persona të infiltruar nga të tjera rrethe kishin ardhur me mision në Lazarat dhe të mbështetur nga dy tre vetë në Lazarat kishin ardhur me qëllim që të qëllonin mbi policinë sepse Lazarati nuk mund të digjet as nga personat që kanë pasur probleme me ligjin dhe as nga ndonjë i papërgjegjshëm”.