Dyluftime mes ISIS dhe forcave irakiane, reagon SHBA

Militantët islamikë dhe forcat pro-qeveritare kanë nisur prej orësh një dyluftim për dy nga qytetet kryesore të Irakut, për qytetin me rafinërinë më të madhe, Baiji dhe për qytetin verior Tal Afar.Baiji është rrethuar nga rebelët, të cilët thonë se kanë arritur të fitojnë tashmë eshtë aeroportin e Tal Afarit. Sipas mediave, militantët e grupit ISIS kanë arritur të depërtojnë e tashmë kanë nën kontroll kompleksin e rafinerisë së qytetit. Po sipas mediave, militantët islamikë, duket se kanë depërtuar edhe në një fabrikë për prodhimin e armëve kimike në Muthanna, 70 km në very-perëndim të Bagdadit.Shtetet e Bashkuara reaguan menjëherë përmes zëdhënëses së departamentit të shtetit, Jen Psaki, duke deklaruar se në këtë fabrikë nuk ka asnjë material që kryengritësit vetë të mund ta përdorin për të prodhuar armë kimike.Sulmet e sotme vijnë vetëm pak ditë pasi SHBA-të lajmëruan se do të dërgojnë një ushtri të vogël me 300 ushtarë për të ndihmuar forcat irakiane kundër militantëve islamikë.Sekretari amerikan I shtetit, Jon Kerry pritet të udhëtojë drejt Irakut për tu takuar me zyrtarë të qeverisë atje. Ndërkaq përmes rrjeteve sociale në internet, militant të grupit ISIS kanë bërë të ditur se kanë rrëzuar 2 helikopterë në rrethinat e rafinerisë së Baijit por lajmi ende nuk është konfirmuar.Një ditë më parë, presidenti amerikan Barack Obama tha se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura të ndërhynë me aksione të sakta ushtarake, nëse do të jetë e nevojshme por ai insistoi se për këtë krizë, nuk ka nevojë për zgjidhje ushtarake.isis