Kosovë, Kuvendi sot voton mocionin dhe rezolutën për privatizim

Debati për privatizimin e ndërmarrjeve publike pritet të përfundojë sot, me votimin e mocionit të partive opozitare ose rezolutën e pozitës në Kuvendin e Kosovës. Si mocioni i opozitës, ashtu edhe rezoluta e pozitës, janë për vazhdimin e privatizimit, megjithatë sipas tyre dallon mënyra e procesit të privatizimit.Përfaqësuesit e PDK-së, thonë se sot do të hidhen në votim dy dokumente, njëri që kërkon ndërprerjen e procesit të privatizimit dhe tjetri për vazhdimin e këtij procesi.Por, deputetët e LDK-së, thonë se mocioni i subjekteve opozitare nuk është kundër procesit të privatizimit, por kërkon transparencë dhe llogaridhënie.Ndërsa, AAK-ja edhe pse ka nënshkruar mocionin, thotë se do të kërkojnë një rrugë të mesme , ndërmjet rezolutës dhe mocionit.Ndërkohë pas votimit të këtyre dy dokumenteve, seanca e Kuvendit të Kosovës do të vijojë me interpelancën e Ministrit të Jashtëm Enver Hoxhaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të LDK-së,lidhur me gjendjen në politikën e jashtme të Kosovës.