Komisioneri Fule viziton Kosovën dhe Serbinë
Komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Europian Stefan Fule viziton Kosovën dhe Serbinë.Ai gjatë qëndrimit në Beograd, sot pritet të bisedojë me zyrtarë të lartë të Serbisë përfshirë presidentin Timosllav Nikoliç, kryeministrin Ivica Daçiç dhe zëvendëskryeministren e ngarkuar për integrime evropiane, Suzana Grubjeshiç.Kryeministri serb Daçiç ka deklaruar se në takimin me Fulen do të kërkojë që ai ta sqarojë raportin e KE-së për tërësinë tokësore të Kosovës ndërsa i konsideron të papranueshme kushtet e reja për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.Kryeministri serb Ivica Daçiç, ka deklaruar më herët se kërkesa e dokumentit të Komisionit Evropian, që Serbia të respektojë integritetin territorial të Kosovës, kërcënon dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.Nga ana e tij, Fyle ka theksuar se përmendja e integritetit territorial nuk ka të bëjë asgjë me statusin e Kosovës dhe Komisioni Evropian, në raportin e tij, e ka bërë të qartë se mbetet neutral ndaj statusit.“Kërkesa jonë do të thotë se nuk duam ndarje të Kosovës”, ka sqaruar diplomati evropian për mediat serbe.Fuele ka thënë se përmendja e integritetit territorial nuk do të duhej të ishte befasi, sepse parimin e mosndryshimit të kufijve, sipas tij, e ka theksuar Grupi i Kontaktit që prej negociatave për statusin e Kosovës në vitin 2005.Komisionari evropian po ashtu ka theksuar se përkufizimi për normalizimin e marrëdhënieve nënkupton sigurimin e mundësisë që të dyja palët të lëvizin drejt Bashkimit Evropian, pa bllokuar njëra-tjetrën në këtë rrugë.Pritet që pas vizitës në Serbi, komisioneri i BE-së, Stefan Fule të vizitojë edhe Kosovën.