Fule: KE pret qё Kosova tё plotёsojё kushtet pёr tё negociuar MSA-nё
Komisioneri pёr Zgjerim i BE-sё, Stefan Fule nё njё intervistё pёr RTK-nё ka hequr dyshimin e Kosova nuk mund t`i plotёsojё kushtet e Komisionit Evropian pёr tё negociuar Marrёveshjen ё Stabilizim Asociimit. “Nuk kam absolutisht kurrёfarё dyshimi se Kosova do jetё nё gjendje qё t`i plotёsojё kёto kushte nё afat relativisht tё shkurtёr. Kur ta bёn kёtё Kosova, atёherё ne do ia prezantojmё mandatin shteteve anёtare tё BE-sё. Vetёm kur shtete anёtare japin dritёn jeshile ne mund tё fillojmё me negociata”, ka theksuar Fule.“Ne ia kemi prezantuar sot shteteve anёtare tё BE-sё raportin dhe kemi thёnё se ёshtё i mundshёm konkludimi i Marrёveshjes sё Stabizilim Asociimit nё mes tё Bashkimit Evropian dhe Kosovёs, pa paragjykuar pozitёn e shteteve anёtarё në lidhje me statusin e Kosovёs. Njёkohёsisht e kemi bёrё tё qartё se shteteve anёtare do t`ia prezantojmё pёr konsiderim, mandatin pёr negociata nё momentin kur Kosova i pёrmbushё prioritetet afatshkurtёra. Me vullnetin e mirё dhe pёrkushitmin, nuk kam absolutisht kurrёfarё dyshimi se Kosova do të jetё nё gjendje qё t`i plotёsojё kёto kushte nё afat relativisht tё shkurtёr. Kur ta bёn kёtё Kosova, atёherё ne do t`ia prezantojmё mandatin shteteve anёtare tё BE-sё. Vetёm kur shtetet anёtare japin dritёn jeshile ne mund tё fillojmё me negociata”, tha komisioneri Fule.Ai ka thënë se nuk ka frikë se vullneti politik mund tё pengojё nisjen e negociatave të Kosovës me BE-në.” Ka ekzistuar koncensusi pёr nisjen e Studiimit tё Fizibilitetit. Konkluzionet e Studimit tё Fizibilitetit janё shumё tё qarta. Qёndrimi i Komisionit Evropian ёshtё i qartё, korniza ligjore ёshtё e qartё dhe shpresoj se shtetet anёtare do të jenё tё gjendje qё kur tё vijë momenti tё fokusohen nё substancё, e cila nё tё vёrtetё ёshtё prioritet”.“Tani po presim Kosovёn qё t`i pёrmbushё kushtete nga katёr lёmitё e pёrmendura dhe pastaj mandati pёr negociim shkon tek vendet anёtare, dhe kur vendet anёtare japin dritёn jeshile ne i fillojmё negociatat. Kёshtu janё pёrcaktuar rregullat e lojёs qё nga fillimi”, tha Fule.“Mendoj se ka ardhurё koha qё Kosova t`i plotёsojё katёr kushtet dhe pastaj sё bashku tё negociojmё MSA-nё”, tha ai, pa paragjykuar nëse të 27 shtetet anёtare tё BE-sё do ta nëshkruajnë Marrëveshjen me Kosovën.“Kёtё do t`ia lija vendeve anёtare se si do të vendosin. Pas miratimit tё Traktatit tё Lisabonёs tani kemi instrumente tё ndryshme rreth asaj ku dhe nё ç`mёnyrё Bashkimi Evropian mund tё konkludojё marrёveshjet ndёrkombёtare. Nuk dёshiroj qё tё paragjykoj se si do të pёrfundojë ky proces. Kjo i takon vendeve anëtare”, tha ai.Ndërsa, duke folur për atë se nё dokumentet e publikuara sot ekzston fjalia qё i referohet nevojёs sё noralizimit tё raporteve nё mes tё Serbisё dhe Kosovёs, ku kjo fjali ёshtё identike nё pjesёn e Kosovёs dhe atё tё Serbisё, ai thotë se “nё raportet e progresit ne nuk imponojmё asgjё. Ne po flasim pёr dialog, ku marrin pjesё Beogradi dhe Prishtina dhe me ndihmёn e pёrfaqёsueses sё lartё tё BE-sё. Ata marrin pjesё nё pozitё tё barabartё dhe tё dyjave i drejtohemi me apelin e njejtё – qё tё janё konstruktive gjatё bisedave”.I pyetur se çfarё duhet tё bёjё Beogradi e tё konsiderohet se nё plotёni i ka normalizuar raportet me Prishtinёn, Fule ka thënë “tё dyjat (Kosova dhe Serbia) nё Bashkimin Evropian pa e bllokuar njëra tjetrёn.