Ndryshimet në arsimin profesional, PD kundër draftit, Vasili: studioni efektivitetin

Ish ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, i cili e konsideroi një prioritet gjatë mandatit të tij si Ministër i Arsimit profesional, tha në komisionin kuvendor të çështjeve sociale, se ndryshimet e propozuara nga mazhoranca e godasin këtë sektor.Sipas ndryshimeve, Arsimi profesional synon të jetë më tepër kompetencë e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë dhe jo vetëm e Ministrisë së Arsimit.“Mos vallë duke bërë këtë kalim, ne zgjidhim një problem dhe jemi marrë afër shërbimit kombëtar të punës. Jemi më shumë në kontakt më atë që kërkon tregu i punës, por godasim shkollat e mesme profesionale dhe ne shkolla të mesme profesionale kemi dhe duhet të kemi më shumë”, tha ai.Ndërkohë nga ana tjerër deputeti i i LSI-së, Petrit Vasili, tha nëse realisht është e studiuar kostoja e ndryshimeve të tilla dhe a pritet të ketë rezultate me këto ndryshime.“ Nuk mendoj se nevoja e çastit mund të na bëjë që të krijojmë produktin e duhur sepse është frika e madhe e justifikuar dhe motivuar që të formuarit të këtë mënyrë. Prap për t’iu kthyer një shembulli nga mjekësia, të përsërisi një budallallëk që kemi bërë ne kohë më parë, që çuam të informonim nga 5-6 muaj infermierë me një nivel apo model afërisht të ngjashëm dhe ne u detyruam t’i fusnim në një rikualifikim të gjithë nga e para sepse produkti ishte i varfër”, tha Vasili.Sipas ndryshimeve të propozuara, arsimi profesional do të udhëhiqet nga dy ministri, ajo e Mirëqënies Sociale dhe nga ministria e Arsimit.Diplomimi do të përmbaj logot e të dy insitucioneve. Emërimet apo shkarkimet e arsimtarëve dhe drejtorëve do të bëhen nga bordit i shkollës.Ndërsa provimet e lëndëve teknike do të bëhet nga Agjensia në drejtimin e MMSR.