Tregu i hidrokarbureve, qeveria shtrëngon ligjin për liçensimet, opozita: Zgjidhja jo me arnime ligjesh
Qeveria ka vendosur t’i japë fund kaosit në tregun e hidrokarbureve duke shtrënguar ligjin sidomos për liçensimet dhe cilësinë e karburanteve. Ministri i Industrisë dhe Energjitikës Damian Gjiknuri ka prezantuar ndryshimet në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese."Çka synojmë me këto ndryshime është disiplinimi i asaj pjese që në vitet e fundit u kthye në një fenomen shqetësues fillimi hedhja në treg e produkteve të flasifikuara jashtë çdo llaj standardi dhe të rrezikshme për mjetet por edhe për jetën e njerëzve", tha Gjiknuri.Por për opozitën zgjidhja nuk mund të vijë nga arnime ligjesh."Këtu duhet bërë një ligj i ri i rikonceptuar dhe i përshtatur jo vetëm me standardet që duam të ofrojmë. Mendoj që kjo arnë mbi arnët e tjera nuk është zgjidhje. Ky trajtim që i bëhet çështjes unë e quaj trajtim minor që i janë bërë", tha Genc Ruli.Pothuajse në të njëjtën linjë ishin edhe grupet e interesit të cilat u shprehën se ndryshimet ligjore nuk zgjidhin asgjë.Tregu i karburanteve në vendin tonë prej kohësh është i përfshirë në kaos përsa i përket abuzimeve me cilësinë dhe sasinë .