Jahjaga mirëpret miratimin e Studimit të Fizibilitetit nga KE
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Tetor 2012, 13:10
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka mirëpritur miratimin e Studimit të Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA) ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.“Studimi i Fizibilitetit konfirmon se Kosova është e gatshme për të hapur negociatat për MSA-në, pas përmbushjes së prioriteteve afatshkurtra”, thuhet në deklaratën e zonjës. Jahjaga.Sipas presidentes, Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit paraqet hapin e parë të madh të vendit në rrugën e anëtarësimit dhe integrimit të plotë në Bashkimin Evropian, proces ky që, sipas saj, është në një vijë me politikën e zgjerimit të BE-së dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.Studimi i Fizibilitetit është miratuar sot nga Komisioni Evropian.