Serbia nuk merr datë për BE-në, zemërohet Daçiç

Komisioni Europian nuk ka rekomanduar dhënien e datës së negociatave për bisedime ndërmjet Serbisë dhe Bashkimit Europian, duke rekomanduar përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën. Raportin e KE-së për përparimin e Serbisë e ka bërë publik komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule.Në raport thuhet se Serbia ka shënuar përparim në rrugën drejt BE-së, ndërsa vihen në pah dobësitë në fushën e sundimit të ligjit. Raporti po ashtu bën thirrje për angazhim konstruktiv në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.Përgjigjja jo pozitive për datën e Serbisë ka qenë e pritshme nga autoritetet në Beograd, por janë shfaqur pakënaqësi nga Kryeministri Serbisë, Ivica Daçiç, për mënyrën se si në raportin më të ri të Komisionit Europian janë vlerësuar reformat në Serbi, si dhe ka shtuar se për Serbinë është e papranueshme që në dokumentet e BE-së të përmendet integritetit territorial i Kosovës.Daçiç pas takimit me shefin e delegacionit të BE-së në Serbi, Vincent Degert ka thënë se një formulim i tij pengon vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe se ky formulim do të jetë shkas i shqyrtimin serioze politike në Serbi.“Serbia ka qenë e gatshme për dialog politik që në tetor, por tani kjo para nesh shtron pyetje se a është kjo vetëm alternativë e butë për pranimin e pavarësisë së Kosovës, sepse unë nuk ka hasur në integritetet territorial pa sovranitet. Ndoshta është me e ndershme të kërkohet nga Serbia ta pranoj pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Daçiç.