Rekord papunësie në Greqi, 25% gjatë muajit korrik
Shifrat zyrtare të lëshuara sot në Greqi tregojnë se papunësia në vend ka arritur në 25.1 % në muajin korrik, shifër kjo rekorde për Greqinë.Me pritjet që Greqia të hyjë në një recesion gjashtë vjeçar, analistët parashikojnë që papunësia në vend do të vazhdojë të rritet.Agjencia Heleniste e Statistikave nënvizoi gjendjen e tmerrshme në të cilën ndodhet Greqia, duke bërë krahasimin me shifrën e papunësisë të muajit korrik të vitit të kaluar, që arrinte në 17.8 %.Ndërkohë bëhet e ditur se numri i të papunëve në mesin e të rinjve arrinë shifrën prej 50 %.Ky lajm për shifrat e larta të papunësisë në Greqi vjen në kohën kur Athina është duke i vazhduar bisedimet me kreditorët e saj, me Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Qëndrore Evropiane dhe Bashkimin Evropian, për një paketë të re të ndihmës.