Reinhardt-autoriteteve kosovare: Praktikoni modelin e dy Gjermanive
Ish komandanti i KFOR-it, Klaus Reinhardt, i cili ka shërbyer në Kosovë gjatë viteve 1999-2000 ka deklaruar se Kosova është një shtet modern, por ka thënë se është i pakënaqur me gjendjen në veri të Kosovës. Reinhardt ka thënë se zgjidhja e kësaj çështje duhet të gjendet nëpërmjet dialogut në Bruksel.Sipas tij modeli i dy Gjermanive do t`i normalizonte marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Përshtypjet e mia tani janë shumë pozitive nëse e krahasoj gjendjen me periudhën kur kam shërbyer në Kosovë si komandant i KFOR-it. Para 12 vjetësh nuk ka pasur drejtësi, nuk ka pasur spitale, nuk ka pasur shkolla, nuk ka pasur universitet. Pra, asgjë nuk ka funksionuar... Pra, them se në periudhën pas lufte, pas çlirimit, Kosova qenë një vend i pasigurt... nëse sot e krahasojmë Kosovën me periudhën e çlirimit, tani është një vend modern, ku mbizotërojnë e rendi dhe ligji”, ka thënë ish komandanti i KFOR-it.