Eshtë krijuar IDEA se 2012 ishte vit i bardhë, ishte vit i zi, por në fakt, qe thjesht gri!
Kryeministri Berisha proklamon një vit ekonomik të suksesshëm për shqiptarët, kur flet këto ditë të fundit të vitit në festa, takime, fjalime dhe kokteje. Kreu i opozitës Edi Rama, në të njëjtat evenimente për nga lloji flet për një vit të zi. Më duket se kemi të bëjmë me një vit gri. Thjesht gri, që mund të bëhet një vit i zi në 2013, ose një vit i mbrapshtë po të marrim metaforën e famshme të veprës së Kadaresë, ose një vit i bardhë që mund të hapë një dekadë të re për Shqipërinë dhe shqiptarët në këtë shekull që ka nisur shumë kompleks. Viti 2012 nuk ishte një vit i bardhë. Ai u shënua nga tregues ekonomikë në rënie, nga sektorë të tërë të ekonomisë që ose kanë stopuar, ose janë në rënie, ose mezi mbahen, mezi mbahen në këmbë. Investimet e mëdha publike si vrull kanë stopuar, të ardhurat nga cikli ekonomik i vendit janë ulur proporcionalisht në arkën e shtetit, borxhi publik është detyruar të kapërcejë pragun historik. Viti 2012 politikisht ishte i varfër në ngjarje dhe ligjërim politik, i shenjuar fort nga protagonizmi i kryeministrit Sali Berisha, thuajse pa protagonizëm të ekipit qeverisës, i cili këtë vit u mbush me më shumë anonimë se një vit më parë, me një lloj paralizimi edhe më të madh të atyre që kabinetin qeveritar e kanë një kartëvizitë personale, kanë një histori dhe kanë një kapacitet. Për të dyja këto arsye, asgjë nuk funksionoi në këtë vit lidhur me një aksion qeverisës të guximshëm, të koordinuar dhe reformues për thelbin e problemeve që ka sot shoqëria shqiptare. Ky vit u shenjua në planin institucional nga pushimi i luftës mes institucioneve për shkakun e thjesht se pjesa e politizuar e institucioneve, duke filluar nga ish–presidenti Topi dhe ish- nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu i janë futur, secili me formacionin e vet, betejës politike me kryeministrin Sali Berisha. Thjesht e bukur tashmë, edhe pse formalisht sapo u larguan nga zyra e institucioneve të pavarura që drejtonin, ndërkohë që projektin politik e kishin ngjizur me kohë që kur ishin në ato zyra. Dhe rasti e do të themi se për të njëjtën arsye, në krye të këtyre institucioneve kanë ardhur individë luajalë me shumicën që i ka votuar. Por ky nuk qe një vit i zi sikurse e ka pikturuar Rilindja rozë e opozitës së Edi Ramës. Në kushtet kur qeveri dhe vende shumë më serioze e më të fuqishme, brenda e jashtë BE-së, janë dorëzuar në lidhje me parametrat ekonomikë të tyre të jo më shumë se 5 viteve më parë, të qëndrosh në vend apo të përkeqësohesh pak, në fakt është thjesht një shans dhe meritë për qeverinë, cilado qoftë ajo në pushtet. Ky vit nuk solli, të paktën deri tani, një ekses të institucioneve të pavarura edhe pse në krye të tyre janë njerëz të votuar nga shumica. Nuk ka ndonjë të dhënë apo ankesë nga kush për ekses të shërbimit të ri informativ të drejtuar nga shefi i ri, Visho Ajazi. Kandidatura e re e Prokurorit të Përgjithshëm ishte normale, aq sa opozita mundi vetëm ta abstenonte, kurse zonja Topalli vetëm ta votonte individualisht kundër. Ishte thjesht një vit gri. Përjashto gëzimin e ligjshëm për 100-vjetorin e shtetit shqiptar, ky vit ishte një si ndalesë e kohës shqiptare. Një si ndalesë e mendimit, një si ndalesë e iniciativës, një si ndalesë e imagjinatës kolektive për të ardhmen. Ndaj 2013 mund të jetë i bardhë ose i zi. Këtë herë vërtet i tillë. Henri çili Dosje Pe rsonazh Ide / agora Enciklopedia “Shqiptarët në artin botëror” Selvitë e elbasanit Prof. Dr. Ferid Hudhri Deri nga fundi i viteve ’70 të shekullit të kaluar, banorët e Elbasanit, si dhe udhëtarët që vinin nga krahina apo vende të tjera, vështronin thuajse çdo ditë disa selvi të larta dhe shumë të lashta, në pjesën jugore të qendrës së qytetit, drejt rrugës për në Cërrik. Pemët kishin krijuar imazhin e një qendre çlodhëse. Shumë vite më parë, kur ishin më të gjelbëruara, rreth tyre grumbulloheshin, takoheshin dhe argëtoheshin njerëz të moshave të… Një vit siç e urojnë kartolinat Arta Çano Është koha për të festuar, por edhe për të numëruar një nga një sukseset e të suksesshmit e një viti më parë. Dhe ne në “Mapo Weekend” kemi zgjedhur personazhe të vitit, të cilët kanë pasur sukses e u ka ecur mbarë në ato fusha që përmenden nëpër kartolina: në familje, ose në karrierë, ose shumë para…Dhe kemi sjellë vitin e Inva Mulës që u bë nënë pas 16 vitesh, Floriana Garon, përfaqësuesen e Shqipërisë në “Miss Ëorld 2012” dhe prezantuesen e Festivalit… Tregu i lirë është një përrallë moderne Gilman Bakalli VS Gjergj Meta Vit për vit në Shqipëri, ndjesia e këndshme e festave të fundvitit shoqërohet nga trishtimi mbarëqytetar që sjell rritja e papërgjegjshme dhe e pakontrollueshme e çmimeve të tregut, sidomos atij ushqimor. Me gjithë përpjekjet, Bashkia nuk ia doli as sivjet ta ndalonte atë “dorën e padukshme” që rregullon tregun e lirë dhe imazhet televizive risollën, për kushedi të satën herë, edhe këtë vit të njëjtat pamje të përvitshme klientësh të nervozuar …Burimi : Mapo.al