Rusia kërkon dorëheqjen e Ministrit ukrainas: Ofendoi Putin

Rusi- Rusia i ka kërkuar Ministrit të Jashtëm të Ukrainës të japë dorëheqjen, pasi sipas saj kryediplomati ka ofenduar verbalisht presidentin Vladimir Putin, gjatë fjalimit të tij drejtuar protestuesve ditën e shtunë.Andriy Deshchytsia, Ministër i Jashtëm i Ukrainës, u drejtua të shtunën tek protestuesit e mbledhur në Ambasadën ruse në Kiev duke i mbështetur ata, por duke lëshuar edhe një fjalor ofensiv drejt liderit rus.Kaq është dashur nga protestuesit, për të ripërsëritur më pas fjalët e Ministrit duke shtuar në këtë mënyrë indinjatën e Moskës zyrtare. Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, e përshkroi situatën si një injektim të urrejtjes tek protestuesit nga ana e Moskës zytare, në rradhë të parë për të lejuar këtë protest e cila u kthe në një përleshje të dhunshmë përpara ambasadën ruse dhe më pas për fjalorin e pavend për politikën ruse."U shokova vërtet nga akti i Ministrit të Jashtëm të Ukrainës, i cili mbërriti aty jo për të këshilluar protestuesit por për ti nxitur ato, e më pas mori guximin për të përdorur një gjuhë të tillë".Gjithçka nisi të shtunën në Kiev, pasi dhjetëra protestues lëshuan vezë dhe bojë ndaj selisë së ambasadës ruse.Protestuesit lëshuan në oborrin e saj edhe një bombë gazi, ndërsa mbanin në duar banera ku akuzoheshin rusët si vrasës.Protestat nisën pas vrasjes së 48 ushtarëve ukrainas, ku militantët pro-rusë qëlluan mbi avionin ushtarak teksa ishte në fluturim përpara se të ulej në aeroportin e Luhanskut. Kievi edhe një herë akuzoi Rusinë se po furnizon separatistët me armë.