Abuzuan me financat, çohet në Prokurori dosja e Auditit për projektet e BE

Ministria e Financave ka dërguar në Prokurori dosjen e Auditit të Programeve të Asistencës, Akredituar nga Bashkimi Europian. Kjo sepse pas përfundimit të auditimit janë vërejtur shkelje në Autoritetin e Auditimit të Programeve të Asistencës, akredituar nga Bashkimi Europian (Drejtoria e Auditit për projektet e BE-së).Gjithashtu është kallëzuar penalisht edhe drejtuesi i agjencisë Pajtim Shehu, i cili mban përgjegjësi për të gjitha shkeljet e evidentuara në tërësinë e këtij raporti.Në njoftimin e Ministrisë së Financave thuhet se “Shumica e shkeljeve të konstatuara në auditim kanë të bëjnë me shkelje dhe parregullsi financiare, të paraqitur nga Titullari i Agjencisë si dhe financierja e kontraktuar. Tre punonjës, në përgjigjet e tyre kanë kundërshtuar të kenë dije, të kenë marrë pjesë apo të kenë firmosur në ndonjë nga procedurat apo transaksionet financiare për të cilat kanë qenë ngarkuar. Vartësit e kanë akuzuar me shkrim se nuk kanë dijeni, as kanë marë pjesë dhe as kanë firmosur asnjë nga tenderta e kryera në 3 vite.”"Grupi i auditit ngarkon me përgjegjësi drejtuesin e agjencisë, Z.Pajtim Shehu për të gjitha shkeljet e evidentuara në tërësinë e këtij raporti, të urdhëruara, kontrolluara, miratuara, dhe firmosura prej tij në ushtrim njëherazi të të gjitha funksioneve të papajtueshme në fushën e menaxhimit financiar, si dhe për të gjitha rastet dhe shumat e konstatuara me dëm ekonomik për buxhetin e shtetit për faj të tij."Sipas ministrisë së Financave lidhur me kontrollin ka rezultuar se "Agjencia ka shkelur rregullat ligjore në fuqi në fushën e menaxhimit financiar dhe kontrollit, prokurimit publik dhe kontabilitetit. Nuk ka mbajtur aktivitetet e magazinës, si rrjedhim asnjë mall i blerë nuk është gjendje, dhe as që mund të provohet dalja ose destinacioni i tyre. Agjencia ka vepruar në kushtet e mungesës së plotë të një sistemi të kontrollit të brendshëm të menaxhimit financiar.""Nisur nga konstatimet, Ministria e Financave e ka dërguar dosjen për hetim të mëtejshëm në Prokurori, duke kallëzuar penalisht ish-drejtuesin e këtij institucioni të rëndësishëm.Në përfundim, Grupi i auditimit ka dhënë 21 rekomandime për ndreqjen e parregullsive, zhdëmtimin e vlerave të përfituara/paguara padrejtësisht, si dhe për kallëzim penal të rasteve që përmbajnë elementë të veprave penale."