Lazarat, shkatërrohen parcelat e para me kanabis, asgjesohen 10 miëj rrënjë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Qershor 2014, 10:36
Policia ka arritur të asgjesojë sot parcelat e para me kanabis në fshatin e njohur për kultivimin e lëndës narkotike por dhe për paprekshmërinë e tij. RENEA dhe FNSH , kanë arritur të hyjnë sot në orën 12:30, në mes të zjarrit të armëve, në pronat e Gate Mahmutajt në Lazarat, të dyshuarit kryesor që qëlloi me armë policinë dhe protagonisti i sotshëm i ngjarjes së Lazaratit. Policia njoftoi se aty u gjetën, gëzhojat e armëve, me të cilat u qëllua kundër Policisë si dhe 7 parcela me 10 mijë bimë narkotike kanabis sativa e 1000 kubikë, të cilët u asgjesuan.