Lezhë, avantazhet e punësimit nga arsimi profesional prezantohen në shkollat 9-vjeçare

Lezhë-Arsimi i mesëm profesional shihet si zgjedhja e duhur për ata që duan të përfitojnë një profesion dhe të jenë të gatshëm për tregun e punës. Këto avantazhe po u prezantohen nxenesve te shkollave 9-vjeçare në Lezhe dhe prinderve të tyre, te cilet po informohen per mundesite qe krijohen duke ndjekur shkollen profesionale.Drejtoresha e kesaj shkolle Rudina Gjoka ka bere te ditur se promovimi i arsimit profesional shihet me perparsi per lezhen, kjo pasi mundeson kapacitete per sektorin e turizmit dhe ekonomise, sektor ku eshte i fokusuar edhe ky rajon.“Shkollat profesionale ku në shtatorin e ardhshëm do të kemi përveç drejtimeve të konsoliduara, ekonomik biznes me profilet shërbime bankare dhe llogari, drejtimi administrim biznes, teknologji informimi dhe komunikimi, besoj se do të kemi edhe drejtimin hoteleri-turizëm për vetë rajonin e Lezhës, duke qenë se shkolla jonë është vetë rajonale.”, tha Gjoka.Nxenesit qe tashme kane ndjekur shkollen profesionale kolin gjoka ne lezhe jane te kenaqur per zgjedhjen e tyre, duke rekomanduar profilizimin e shpejte si nje mundesi e larte per punesim.Mangesite e dukshme në sektorin e sherbimeve turistike është fakti që prezanton nevojën për profilizimin e shpejtë të të rinjve, në mënyre që të rritet performanca e operatoreve turistikë në këtë rajon.