Kenia, sulmohet hoteli, militantët e al-Shabab vrasin 48 persona

Kenia- Së paku 48 persona kanë vdekur pas një sulmi të militantëve islamikë, mbi disa hotele dhe stacionin e policisë në qytetin bregdetar kenian, Mpeketoni. Sipas dëshmitarëve, beteja e zjarrit zgjati për disa orë rresht, ndërsa raportohet që godinave e pallateve të tëra të jenë përfshirë nga zjarri.Në Kenia është përhapur frika dhe paniku, pasi qyteti Mpeketoni është fare pranë me ishullin Lamu, një resort turistik me famë botërore.Kenia ka vuajtur sulme të vazhdueshme nga militantët islamikë që nga viti 2011, kur forcat e saj hynë në fqinjin e saj, Somali, për të luftuar me luftëtarët e grupit islamik al-Shabab.Mediat vendase raportojnë se sulmet nisën rreth orës 20:30 me orën lokale të së dielës, ku në baret e qytetit vëmëndja ishte përqëndruar tek ndeshjet e Kupës së Botës në futboll.Terroristët kishin rrëmbyer një furgon dhe e përdorën atë për të sulmuar vende të ndryshme të qytetit. Dëshmitarët thonë se atentatorët ishin të maskuar dhe lëshuan disa eksplozivë në drejtim të rajonit të policisë dhe nisën të hapin zjarr kudo.Mbetet ende e paqartë se cilët ishin atentatorët, por sipas zëdhënësit të policisë së Kenias, Emmanuel Chirchir, sulmuesit janë pjesë e grupit islamik al-Shabab.Sipas tij numri i viktimave mund të jetë më i lartë, sepse ende nuk janë nxjerrë të gjithë trupat nga ndërtesat në flakë. Mpeketoni është një qytet me shumicën e komunitetit të tij kristian.