Holanda në gjurmët e kolonelit Tomson, Martin De la Bei: Mbështesim Integrimin ne BE

 Durres-Holanda do të qëndrojë në krah të Shqipërisë në rrugën e Integrimit Europian. Zotimi është marrë nga ambasadori holandez në Tiranë Martin De la Bei gjatë homazheve në Durrës kushtuar 100 vjetorit të vdekjes së kolonelit Holandez, Thomson."Jam i lumtur për vlerësimin që Shqipëria po i bën kolonelit Tomson, i cili dha jetën në emër të paqes dhe prosperitetit në vëndin tuaj. Prania juaj këtu dëshmon shumë, ndërsa vlerësimi karshi kolonelit Tomson tregon së vendi juaj është pjesë e vlerave të Europës së Bashkuar. Siç koloneli Tomson dhe skuadra e tij bëri 100 vjet me parë, Holanda do të vazhdojë t'i qëndrojë në krah Shqipërisë në rrugën Europiane"Në homazhet e zhvilluara në këtë përvjetor ishin të pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.Koloneli Tomson erdhi në Shqipëri në vitin 1913 me kërkesë të Fuqive të Mëdha për të ngritur armën e xhandarmërisë shqiptare. Por në vitin e trazuar 1914, koloneli holandez u vra në Durrës në përleshje me forcat pro-otomane që kërkonin destabilzim të shtetit të brishtë shqiptar