Fier, PAK të diskriminuar, asnjë i verbër i punësuar në administratë

Fier-Personat me aftësi të kufizuara vijojnë të diskriminohen duke mos iu siguruar asnjë mundësi punësimi. Festim Mane është një prej tyre dhe njëkohësisht mban edhe postin e kreut të shoqatës së të verbërve në qytetin e Fierit.Mane tregon se asnjë i verbër nuk është i punësuar në administratën shtetërore në Fier edhe pse në bazë të ligjit 7995 per punësimin 1 person me aftësi të kufizuar në 25 veta duhet të punësohet në administratë. Festim Mane shpjegon se është diskriminuar në të gjitha rastet që ka kërkuar punësim.Nën frikën e paragjykimit janë edhe bizneset për punësimin e personave me aftësi të kufizuar. Por zbatimi i ligjit për punësimin e kësaj shtrese të shoqerise fillon nga vetë shoqëria e cila duhet të ndërgjegjësohet dhe të shmangë paragjykimet dhe burokracitë që ekzistojnë aktualisht.