Lushnje, Myslim Murrizi zgjidhet kreu i ri i PD, kundërshtojnë disa anëtare: Proçesi farsë
Lushnje-Myslim Murrizi është shpallur fituesi i kreut të ri të Partisë Demokratike për qytetin e Lushnjes. Murrizi u shpall fitues me 211 vota. Në garën e cila u zhvillua sot ishin edhe dy kandidatë të tjerë Nevila Bami, dhe Pandeli Boçi.Por procesi është kundërshtuar nga disa anëtarë të Partisë Demokratike të cilët e kanë quajtur këtë si një proces farsë pasi sipas tyre janë tërhequr nga gara dy ditë më parë dy kandidatë dhe janë zëvendësuar me të tjere.Ne gare ishin tre konkurente, Nevila Bami, Myslim Murrizi dhe Pandeli Boçi. Proçesi i votimit është paraprirë nga takimi në sallën e kinoteatrit "Vaçe Zela" ku ka qenë i pranishëm dhe Kreu i PD Lulzim Basha. E pasi ka nisur dhe votimi ku në bazë të votës së përfaqësuesve të kesaj force nga 331 vota 211 i ka marrë Myslim Murrizi, 59 Pandeli Boçi dhe 58 Nevila Bami, tre te pavlefshme.Mak Shehu, anëtar i Këshilit i Bashkiak Lushnje, njëkohësisht anëtar i PD shprehet se kreu i ri është xhaketë e vjetër dhe proçesi farsë është i përgatitur nga ana e koordinatorit të kryesisë së PD Fatbardh Kadilli.“Fillimi dhe përfundimi i një farse e cila përfundoi me këto zgjedhje qesharake të një zotërie i cili ka 20 e ca vjet që ka ikur në Tiranë, ka qenë personazh i njohur për rrethin e Lushnjës, sepse ky njeri ka kandituar privatisht për Partinë e Legalitetit, ka dalë kundër PD. Është një nga ata që polli 11 deputetët e famshëm të Dushkut. Është turp i madh për të gjithë demokratët. E përsëris kjo është farse spese proçedura nisi me regjistrimin e anëtarëve të rinj, por në momentin që ndodhi doli udhëzimi, që unë personalisht por edhe disa anëtarë jemi kundër këtij udhëzimi sepse nuk mund të deklarosh sot që po bëjmë zgjedhje me figura të reja kur ti ke xhaketa të vjetra, dhe nuk mund të deklarosh që ne po vëmë njerëz të PD kur ke kundërshtarë të PD. Nuk më vjen mirë dhe kjo është një farse, sepse vetë kryetari i PD ka shkelur udhëzimin. Jo më larg se dje janë larguar 3 kandidatë të PD dhe natën vonë janë vendosur 2 kandidatë të tjerë për të ndodhur varianti që ne kemi parë në Partinë e Punës. Kjo është e gjithë që lushnjarët panë. Nuk është kjo PD e vërtetë me përfaqësuesin që ka dalë sot.”, tha Shehu.I zgjedhur me shumicën dërmuse të votës së përfaqësuesve të PD Lushnje zoti Murrizi i pyetur në lidhje me akuzat shprehet se është anëtar i PD që në 8 dhjetor dhe se nuk e njeh akuzuesin.“Sot jam konfirmuar nga vota e shumicës së demokratëve lushnjarë për të qenë në krye të PD. Ndërsa zotëria në fjalë është apo jo anëtar i kësaj partia, Myslim Murrizi ka në PD qysh në 8 dhjetor, është student i dhjetorit, i dekoruar 2 herë nga presidenti i asaj kohë, ka qenë deputet i PD në Lushnjë në vitin 1997-2001, ku 16 deputetë fitoi PD dhe një nga ata isha unë. Për procesin nuk bëj koment sepse mediat ishin vetë. Kam qenë kandidat për deputet në PD në 2001, kam qenë i 6-ti në listë në vitin 2013. Aq ditë dhe vite sa ka kjo parti që është krijuar aq ditë dhe aq vitë ka Murrizi anëtari i kësaj partie. Zotëria që flet nuk e njoh sepse dhe ju nuk jeni të saktë. Unë nuk them që janë tërheq kandidatët. Konfort udhëzimit të kreut të PD në Shqipëri ishin 11 që plotësuan dokumentacionin. Nga këta u tërhoqën 8 dhe ngelën 3 në garë. Nëse bëhët fjalë për dy të fundit është mirë t'i pyesni ata sepse unë nuk e di pse janë tërhequr”, u shpreh Murrizi.