Konflikti në Irak, SHBA merr në konsideratë bisedimet direkte me Iranin

Washington po konsideron bisedime direkte me Iranin, në lidhje me situatën e sigurisë në Irak, raporton një burim i Shtëpisë së Bardhë për BBC. Lëvizja vjen pasi presidenti amerikan Barack Obama ende po shqyrton mundësinë për të ndërhyrë ushtarakisht në Irak. Ndërkaq Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë dënuar vërtet si të tmershme, publikimin online në internet nga militantët sunni, të disa fotove ku duken luftërarët islamikë duke masakruar ushtarët irakienë.Në skenat e tmerrshme, tregohen qartë ushtarët të lidhur dhe u duke u tërhequr nga larg nga militantët e duke u torturuar para dhe pas ekzekutimit të tyre. Ushtria irakiane tha se pamjet janë reale por ende autenticiteti i tyre nuk është konfirmuar.Sipas zyrtarëve, nëse fotot janë të vërteta, atëherë kjo do të ishte mizoria më e madhe dhe e vetme që nga koha kur amerikanët ushëhoqën invazionin në Irak në 2003-shin. Ekstremistët islamikë, luftëtarët e shtetit islamik të Irakut dhe Levantit, të njohur si grupi ISIS, kanë nën kontroll prej ditësh disa qytete, përfshirë këtu qytetet Mosul dhe Tikrit. Ndërsa SHBA-të dhe Irani, janë këshillues të vjetër tashmë, të dy duket se kanë interes në shmangien e një kërcënimi të madh nga militantët e ISIS ndaj dhe po konsiderojnë opsionin e një përkrahje ushtarake ndaj qeverisë së Irakut. SHBA-të ndërkaq po konsiderojnë edhe mbajtjen e diskutimeve të drejtpërdrejta me Teheranin, që pritet të zhvillohen gjatë kësaj jave ndërsa të dy vendet gjithashtu do të takohen në diskutimet për programin nuclear të Iranit, që do të mbahen gjatë kësaj jave në Vienë. Presidenti Iranian Hassan Rouhani është shprehur se ai do ta mbështesë një bashkëpunim me SHBA-të për një aksion ushtarak në Irak. Aktualisht 1 avion ushtarak amerikan ka mbërritur në Irak, shoqëruar edhe me 2 anije luftarake por Washigtoni ka dhënë urdhër që asnjë trup ushatarke nuk duhet të zbarkojë në tokë. Edhe prania e forcave ushtarake në ambasadën amerikanë në Bagdad është shtuar ndërsa stafi në disa qytete është tërhequr.