Shkodër, shkrumbohet për herë të dytë fabrika e përpunimit të mishit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Qershor 2014, 08:32
Shkoder- Flakët e zjarrit shkrumbojnë fabrikën e përpunimit të mishit, “Meat Master” në pronësi të vëllezërve Kimça.Forca te shumta zjarrfikese nga Shkodra dhe Malësia Madhe kanë shkuar për të shuar flakët të cilat ranë rreth orës 01:30 minuta të ditës së sotme, 16 qershor.Gazetari ynë në Shkodër Bepin Kolvata informon se dëmi llogaritet në miliona lekë, ndërsa kjo është hera e dytë që fabrika digjet.Ende nuk dihen shkaqet e flakëve.