Mahmutaj qëndroi 2 vjet në burg, përfitoi nga amnistia e Moisiut në 2006
Pas arrestimit të bujshëm nga forcat RENEA në operacionin në Lazarat, Razip Mahmutaj, do të qëndronte në qeli vetëm për 2 vite, pasi me një amnisti të Presidentit të asaj kohe, Alfred Moisiu, Mahmutaj do ti falej dënimi i mbetur.Dekret Nr 4953 Datë 04-07-2006 - Presidenti - 100% PËR FALJE DËNIMI54. Razip Rustem Mahmutaj, denuar me vendimin nr.91, datë 28.09.2001, të Gjykatës së Rrethit Gjirokastër, i falet dënimi i mbetur.(Në foto:Dekreti i Presidentit Alfred Moisiu për falje dënimi, i botuar në Fletoren Zyrtare)
Mahmutaj ishte në listën prej 62 personave që përfituan amnisti nga Presidenti. Një pjese të mirë e të burgosurve u janë falur nga tre, dy ose një vit burg nga dënimet që u janë dhënë, ndërsa njëri ka arritur të përfitojë faljen e katër viteve dënim, nga dekreti i Presidentit Moisiu.