Lazarat, nisen nga Tirana edhe 100 forca të tjera, Didi: Nuk tërhiqemi deri në arrestimin e grupit kriminal

Lazarat -  Edhe 100 forca të reja RENEA do t’i shtohen trupave speciale të Policisë që kanë përparuar sot në brendësi të fshatit Lazarat.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Artan Didi ka deklaruar se “nuk do tërhiqemi nga Lazarati deri në arrestimin e të gjithë grupit kriminal dhe lista e deritanishme është vetëm paraprake. “Didi është takuar me forcat e policisë, RENEA-s, FNSH-së dhe DELTA-s në fshatin Derviçan, ku ka lajmëruar përparimin e forcave dhe thellimin e operacionit në Lazarat.Kryeministri Rama është prononcuar sërish në mbrëmje lidhur me operacionin, duke postuar një foto nga Lazarati, shoqëruar me një mesazh në Twitter:"Ne themi çfarë bëjmë dhe bëjmë çfare themi! Gabon kush quan ngurrim, maturinë tonë apo dobësi, qytetarinë tonë,"- shprehet ai.Forcat më të zgjedhura të Policisë së Shtetit kanë arritur të hyjnë sot në orën 12:30, në mes të zjarrit të armëve, në pronat e Gate Mahmutajt në Lazarat, të dyshuarit kryesor që qëlloi me armë policinë dhe protagonisti i  sotshëm i ngjarjes së Lazaratit.Policia njoftoi se aty u gjetën, gëzhojat e armëve, me të cilat u qëllua kundër Policisë si dhe 7 parcela me 10 mijë bimë narkotike kanabis sativa e 1000 kubikë, të cilët u asgjesuan.Mahmutaj, në tentativën e tij për t'i fshehur provat, Policisë dhe shmangur arrestimit, i kishte vënë zjarrin 6 fuçive me marijuanë si dhe sasive të tjera të paketuara ose jo. Policia i ka mbledhur të gjitha provat për t’i dërguar ato në Prokurori.Policia e Shtetit, e mbështetur edhe nga 500 forca të saj, kryesisht forca speciale, ka tentuar të hyjë që gjatë mbrëmjes së djeshme në Lazarat, por është pritur me armë. Emrat e 26 personave,  të identifikuar tashmë prej saj, janë publikuar gjatë gjithë ditës së sotme në të gjitha mediat si personat që kanë qëlluar deri edhe me armë të rënda kundër policisë.Superaksionin e kanë drejtuar krerët më të lartë të Ministrisë së Rendit, ministri Saimir Tahiri, Zv.ministri Sokol Bizhga, Drejtori i Përgjithshëm Artan Didi.Ministri Tahiri e konsideroi aksionin "si të shkallës së gjërë kundër disa kriminelëve në Lazarat." Ai kërkoi nga banorët e Lazaratit të distancohen nga kriminelët dhe njëherësh, edhe politikanëve që sot të heshtin e të lënë ligjin të flasë. Po ashtu, Tahiri ka akuzuar gjyqsorin e korruptuar si shkaktarin kryesor të këtij niveli të lartë kriminaliteti. Duke marrë parasysh rrezikun e situatës, ministri i ka kujtuar policisë se "lufta kundër krimit kërkon dhe sakrifica".Operacionin në Lazarat e ka mbështetur sot edhe në një krah tjetër, Kryeministri Rama, i cili ka lëshuar një thirrje të ashpër, pasi ka deklaruar se ky Lazarat është i vogël përballë atij Lazaratit tjetër - sistemit gjyqësor të korruptuar: "Të shporrim gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar që marrin jetë njerëzish në bashkëpunim me policinë,"- ka deklaruar sot ai.Supeperacionin e policisë shqiptare e ka mbështetur edhe Komisionieri për Zgjerimin, Stefan Fyle, i cili me një mesazh në Twitter, ka shkruar se "kjo ndërhyrje në Lazarat ishte e mirëpritur sepse tregon vendosmëri në luftën kundër krimit dhe drogës."Në këtë operacion janë përfshirë rreth 500 forca dhe specialistë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, forcave speciale RENEA, forca të FNSH-së së Fierit, Shkodrës dhe Tiranës, si dhe të Delta Forcë në Vlorë.aksioni i policise ne lazarat (Në foto: Aksioni i policisë në pronën e Razip Mahmutaj)Në orën 16:00 gazetarja e Ora News Brikena Meta informon se forcat RENEA e FNSH kanë përparuar drejt Lazaratit dhe po kryejnë kontrollin në disa banesa e kapanone në periferi të Lazaratit dhe po punohet për të hyrë më thellë në fshat."Situata është më e qetë se ajo e dy orëve më parë. Është marrë nën kontrollin e policisë banesa e Razip Mahmutajt. Janë asgjësuar parcelat që kanë qenë me kanabis. Vetë Razip Mahmutaj ka dekaluar se nuk ka qëlluar mbi policinë dhe se mbrëmjen e djeshme ka qenë në mal me bagëti.Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim dhe grupin kriminal që është përbërë nga 26 persona që kanë qëlluar në drejtim të policisë me antitank, mortaja.Ministria: kriminelët konfrontohen me armë me policinë, Apeli: Mos dilni nga shtëpiaNë orën 15:00 informon se mbetet e rëndë dhe mjaft e tensionuar situata në Lazarat, ku po haset në rezistencë për ndërmarrjen e operacionit për asgjësimin e sipërfaqeve të kultivuara me kanabis sativa. Ministria e Brendshme i bëri thirrje banorëve të fshatit Lazarat të distancohen nga elementet kriminale që janë duke u konfrontuar me armë me policinë dhe të evitojnë daljen nga banesat e tyre.Prej mbrëmjes së djeshme mbi 500 forca të policisë me ndihmën e FNSH dhe RENEA kanë rrethuar Lazaratin.Postblloqet janë ngritur në rrugën kryesore si dhe në fshatin Kordhocë dhe Dervican, dy pikat hyrëse e dalëse të Lazaratit.Në orën 15:00 policia akuzoi kryetarin e komunës Lazarat se ka ndihmuar të largojë grupin kriminal i cili ishte rrethuar nga policia mesditën e sotme.Sipas policisë grupi kriminal i drejtuar nga Razip Mahmutaj po përpiqet të bllokojë aksionin e policisë duke qëlluar me armë të rënda si antitank, mitroloz i rëndë e i lehtë, mortaja.Gjithë natën dhe në vazhdim kanë vijuar të dëgjohen të shtëna, të konfirmuara edhe nga Ora News ndërsa një grua banore e fshatit Dervican ka rrezikuar jetën nga një plumb qorr.Ndërkohë sot në mesditë në një konferencë  për shtyp ministri i Brendshëm deklaron se nuk ka kthim prapa dhe i bën thirrje personave të armatosur të tërhiqen.Grupi kriminal që qëllonin vinin nga banesa e Gate Mahmutajt, i cili në 2004 mendohet se është personi që qëlloi në drejtim të helikopterit të Interforce që kishte shkuar për të identifikuar parcelat me kanabis.Në një intevistë ekskluzive për Ora News Dasho Aliko tha se kishte negociuar me Mahmutaj për tu dorëzuar.LIVE/ Minute pas minute cfare ndodh ne Lazarat  razip mahmutaj(Në foto: Gate Mahmutaj dhe forcat e policisë në Lazarat)Ora 16:00 Didi shton forcat me 100 efektivë të RENEA-s: S'do të tërhiqemiDrejtori i Përgjithshëm i Policisë Artan Didi ka deklaruar se “nuk do tërhiqemi nga Lazarati deri në asgjesimin total të kanabisit dhe arrestimin e të gjithë grupit kriminal; sipas tij, lista e deritanishme është vetëm paraprake."Didi është takuar me forcat e policisë, RENEA-s, FNSH-së dhe DELTA-s në fshatin Derviçan, ku ka lajmëruar shtimin e tyre edhe me 100 forca nga RENEA, përparimin e forcave dhe thellimin e operacionit në Lazarat.Ora 12:30 Policia hyn në pronën e Gate Mahmutajt, sekuestron gëzhojat dhe kanabisinForcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA kanë arritur të marrin nën kontroll, sot në mesditë, magazinat dhe parcelat me kanabis të Gate Mahmutajt, të dyshuarit kryesor që qëlloi me armë policinë dhe protagonisti i ngjarjes së Lazaratit.Pasi e ka mbajtur të rrethuar gjatë paradites, shtëpinë dhe pronat e tij, Policia ka arritur që në orën 12:30, ndërsa drejt asaj ende qëllohej me armë, të vërë nën kontroll të plotë, magazinat dhe parcelat me kanabis sativa, në pronësi të Mahmutajt.Policia njoftoi se se në tokën në administrim të tij u gjetën dhe sekuestruan sasi të konsiderueshme gëzhojash të kalibrave të ndryshme, që janë përdorur gjatë sulimit ndaj forcave të Policisë.Gjithashtu u gjetën dhe asgjesuan 7 parcela me 10 mijë bimë narkotike kanabis sativa, që varionin nga 50 cm-1 metër lartësi dhe 1000 fidanë kubikë të gatshëm për kultvim në kapanon.Po ashtu u konstatuan, duke u djegur, 6 fuçi me marijuanë, të cilave ua kishte vënë zjarrin vetë i dyshuari, me qëllim eleminimin e provës, si dhe sasi të tjera lëndë narkotike të konsiderueshme të pa paketuara. Policia është duke mbledhur të gjitha provat për t’i dërguar ato në Prokurori.Lazarat, Policia hyn në periferi, merr banesën e Razip MahmutajtNë orën 16:00 gazetarja e Ora News Brikena Meta informon se forcat RENEA e FNSH kanë përparuar drejt Lazaratit dhe po kryejnë kontrollin në disa periferi të Lazaratit dhe po punohet për të hyrë më thellë në fshat."Situata është më e qetë se ajo e dy orëve më parë. Është marrë nën kontrollin e policisë banesa e Razip Mahmutajt. Janë asgjësuar parcelat që kanë qenë me kanabis. Vetë Razip Mahmutaj ka dekaluar se nuk ka qëlluar mbi policinë dhe se mbrëmjen e djeshme ka qenë në mal me bagëti.Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim dhe grupin kriminal që është përbërë nga 26 persona që kanë qëlluar në drejtim të policisë me antitank, mortaja. Policia bën publike foton e Razip Mahmutajt.15:  30 Ministria e Brendshme: Banorët të distancohen nga kriminelët, evitoni daljen nga banesat Ministria e Brendshme i bën thirrje banorëve të fshatit Lazarat të distancohen nga elementet kriminale që janë duke u konfrontuar me armë me policinë dhe të evitojnë daljen nga banesat e tyre.“Prej dy ditësh Policia e Shtetit ka ndërmarrë një operacion të gjerë në zonën e Lazaratit në Gjirokastër ndaj disa personave të armatosur të cilët kanë qëlluar me armë ndaj uniformave blu. Në kuadër të këtij aksioni, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit u bëjnë thirrje të gjithë banorëve të fshatit Lazarat, të distancohen nga elementët kriminalë  që janë duke u konfrontuar me armë me policinë dhe për arsye sigurie, të evitojnë daljen nga banesat e tyre.Të gjithë qytetarët e tjerë, të evitojnë plotësisht hyrjen për në fshatin Lazarat deri në një njoftim të dytë zyrtar të policisë. Personat, emrat e të cilëve janë listuar nga policia si të dyshuar për goditjen me armë ndaj forcave të policisë dhe që pretendojnë se nuk kanë lidhje me këtë ngjarje, të drejtohen në Komisariatin me të afërt për të dhënë dëshmitë dhe sqarimet e tyre.”Banorët e zonave përreth fshatit Lazarat këshillohen të bëjnë kujdes me lëvizjen jashtë banesave të tyre, deri në përfundim të këtij operacioni policor.  Shërbimet e Policisë së Shtetit janë në gadishmëri të plotë për t’u ardhur në ndihmë në çdo kohë, të gjithë qytetarëve që do të kenë nevojë.Artan Didi me helikopter drejt LazaratitNë orën 15:00 mësohet se Drejtori i Policisë së Shtetit Artan Didit ka shkuar me helicopter drejt Gjirokastrës për të ndjekur nga afër operacionin e policisë.Ora 14: 58 Policia rrethon Lazaratin, akuza Alikos: Ndihmoi kriminelët të ikin Përmes një deklarate për shtyp policia e shtetit akuzon Alikon se u ka dhënë mundësi grupit kriminal të ikin nga rrethimi i policisë. Si dhe deklaron se personat që pretendojnë që nuk kanë qënë të pranishëm në sulmin me armë ndaj strukturave të Policisë së Shtetit, të paraqiten në Komisariatin më të afërt në vendet ku ato ndodhen."Policia e Shtetit fton të gjithë ata persona, të cilët pretendojnë që nuk kanë qënë të pranishëm në sulmin me armë ndaj strukturave të Policisë së Shtetit, të paraqiten në Komisariatin më të afërt në vendet ku ato ndodhen.  Policia e Shtetit në të gjithë vepimet e saj ka qenë në krah të banorëve të Lazaratit, duke i ndarë ata nga pjesa e inkriminuar. Ndërkohë Policia e Shtetit bashkëpunoi dhe me kreun e pushtetit vendor në Lazarat, duke i dhënë mundësinë që të negociojë me këto persona që kanë kundërshtuar me armë policinë, por jo vetëm që nuk u bë e mundur të bindë personat, por u dha mundësi atyre që pas dy orësh të largohen nga banesa që ishte nën rrethimin e policisë. Strukturat e Policisë do të vijojnë veprimet për përmbushjen e objektivave të vendosur në mbrojtje dhe të banorëve të Lazaratit nga personat e inkriminuar."Rama reagon ne Twiter: Pse s'flet PD

Tahiri thirrje Lazaratit: Hidhni armët nuk tërhiqemi, S'ka Zot që ju mbronOra 13: 58 Disa minuta pasi policia vazhdon operacionin në Lazarat, Ministri i Brendshëm ka apeluar popullin e Lazaratit të distancohet nga kriminelet.Lazarat, MB u publikoi emrat si personat që sulmuan policinë, të indinjuar flasin në Ora News: S’kemi lidhjeOra 12: 50 Tre persona të cilët u akuzuan nga policia se ishin pjesë e grupit të zjarrit të indinjuar flasin për Ora News. Ata thonë se nuk kanë lidhje fare me grupin kriminal.Ora 12: 40 VIDEO EKSKLUZIVE/Policia hyn në Lazarat, Aliko: S’zgjidhet me luftë, Ora News fikson të shtënat me armëNë orën 12: 40 ndërsa kryetari i bashkisë së Lazaratit Dasho Aliko po jepte një lidhje telefonike për Ora News dëgjohen në sfond të shtëna armësh. Aliko deklaroi se po negocionte me Razip Mahmutaj të dorëzohej.12:41 Policia konfirmon ndërhyrjenForcat e policise kanë mbërritur në objektivin e përcaktuar në kapanonet e objektet e personit Gate Mahmutaj në periferi të Lazaratit. Objekti është nën kontroll dhe vijon puna për kapjen e personave.Policia: Aliko po negocion  me MahmutajNë orën 12:00 Burime nga Policia bëjnë të ditur se kreu i komunës Lazarat, Dasho Aliko po negocion për dorëzimin e grupit që drejtohet Gate Mahmutaj.Nëse grupi i drejtuar nga Razip Mahmutaj nuk vetëdorëzohet, policia do të ndërhyjë ne banesen e tij.Policia e shtetit informon se janë vënë në gatishmëri gjithë strukturat operacionale të Policisë së Shtetit dhe do të vihen në lëvizje në varësi të situatës.Në orën 12:29 Policia identifikon grupin e zjarrit, ja emratStrukturat e Policisë së Shtetit kanë bërë të mundur identifikimin e personave që së bashku me Gate Mahmutaj kanë kundërshtuar me armë policinë.Të gjithë këta persona janë me precendentë penalë apo kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe krimeve të rënda. Nga hetimet e kryera dhe të dhënat e grumbulluara ka rezultuar se personat që qëlluan me armë në drejtim të forcave të polciisë janë:1. Albion Aliko2. Alban Aliko3. Jurgen Boci4. Jeton Kalemi5. Abaz Rabi6. Emiljan Aliko7. Matjaz Boci8. Ali Basha9. Adem Sala10. Shkelqim Krishti11. Artur Gjini12. Sherif Kazma13. Sokol Skendi14. Florijan Shurdhi15. Sevdi Shurdhi16. Martin Muho17. Adriatik Gaba18. Carcan Gaba19. Haki Buci20. Hamza Buci21. Agim Avduli22. Syrja Sinani23. Izmir Hebovija (Shkodrani)24. Kostandin Xhuvani25. Erjon Haxhiaj26. Arsen BanajStrukturat e Policisë së Shtetit vijojnë veprimet në kuadër të këtij plan operacioni deri në përmbushjen e plotë të misionit. Policia në gatishmëri Në orë 10:20 Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit informon se ka vënë në gatishmëri gjithë strukturat operacionale të Policisë së Shtetit, të cilat do të vihen në lëvizje në varësi të situatës. Aktualisht në terren janë rreth 500 forca policore, të cilët kanë bërë rrethimin e zonës.  Policia e Shtetit është e vendosur për realizimin e misionit të saj, si dhe për të “çliruar” dhe popullin e Lazaratit nga ky grup personash kriminal.Policia Do shpëtojmë Lazaratin nga grupi kriminalNë orën 09:30 policia informon e është e  vendosur ta vijojë operacionin: "Do të shpëtojmë edhe Lazaratin nga ky grup personash " thuhet në njoftimin e shkurtër të policisë.Mortajat antitank, nga banesa e njeriut që qëlloi helikopterin në 2004Policia e shtetit informon se grupi i zjarrit ndodhet në banesën e Gate Mahmutaj, pasi policia kishte shkuar për të asgjësuar parcelën pranë banesës së tij në periferi të Lazaratit. "Të shtënat vijnë nga banesa e  Gate Mahmutaj, person me precedentё kriminalё, i arrestuar nga forcat RENEA, i dënuar me vendim gjykate dhe i falur më pas nga Presidenti i Republikës." saktëson njoftimi.Gate Mahmutaj, nuk është emër i panjohur për policinë shqiptare. Emri i vërtetë i të cilit është Razip Mahmutaj mendohet se është personi i cili në 2004 qëlloi në drejtim të helikopterit që kishte shkuar për të identifikuar parcelat me kanabis.Forcat Renea e FNSH rrethojnë Lazaratin. 500 forca në hyrje e dalje të Lazaratit Ora 08:30 Në operacion  janë forcat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër të mbështetura dhe nga forcat speciale RENEA dhe forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Gazetarja e Ora News Brikena Meta informon se mbi 500 forca policie ndodhen në hyrjen dhe daljen e Lazaratit. Policia ndodhet në fshatin Kordhocë, që është hyrja e Lazaratit si dhe në fshatin Dervican që  lazaratasit e përdorin për të shkuar në Sarandë dhe në Kakavijë."Po vijojnë veprimet, me qëllim asgjesimin e sipërfaqes së identifikuar të kultivuar me bimë nakotike kanabis sativa dhe kapjen e personave që qëlluan në drejtim të forcave të policisë, disa banorë të fshatit dhe disa nga zona të tjera." thuhet në njoftimin e policisëOperacioni nisi të shtunën e 14 qershoritOperacioni i policisë për asgjësimin e parcelave me kanabis nisi që të shtunën e 14 qershorit. Nga të shtënat me armë zjarri në drejtim të forcave të policisë, mbeti i plagosur dhe një 45 vjeçar, banor i fshatit Lazarat.  Nga strukturat e Policisё sё Shtetit nё kuadёr tё kёtij operacioni po bashkёpunohet me Prokurorinё e rrethit.Ora08:20 Apeli i policisë: Lazaratas distancohuniPo ashtu ёshtё kёrkuar bashkёpunimi i pushtetit lokal dhe i banorёve tё fshatit Lazarat, qё tё distancohen nga ky grup personash dhe tё japin kontributin e tyre nё drejtim tё kapjes sё kёtyre personave. Ora 08:00 Njoftimi Zyrtar i policise per operacionin ne Lazarat Strukturat e Policisë së Shtetit në kuadër të masave të marra për identifikimin e asgjesimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike, prej disa ditësh kanë ndërmarrë një operacion në shkallë të gjërë në fshatin Lazarat për asgjesimin e një sipërfaqe të identifikuar të kultivuar me kanabis sativa.Gjatë veprimeve të ndërmarra nga strukturat e Policisë së Shtetit në kuadër të këtij operacioni nga një grup personash të identifikuar është qëlluar me armë zjarri në drejtim të forcave të policisë, ku si pasojë e të shtënave kundër këtyre forcave, mbeti i plagosur dhe një 45 vjeëar, banor i fshatit Lazarat.Strukturat e Policisë së Shtetit, përkatësisht forca të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër të mbështetura dhe nga forcat speciale RENEA dhe forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë po vijojnë veprimet, me qëllim asgjesimin e sipërfaqes së identifikuar të kultivuar me bimë nakotike kanabis sativa dhe kapjen e personave që qëlluan në drejtim të forcave të policisë, disa banorë të fshatit dhe disa nga zona të tjera.Në drejtim të forcave pjesëmarrëse në operacion prej mbrëmjes së djeshme po vijon të qëllohet me armë zjarri nga ky grup personash, duke përdorur dhe armë të rënda si antitank, mitroloz i rëndë e i lehtë, mortaja etj.Nga veprimet e ndërmarra është identifikuar vendi, prej nga ky grup personash po qëllon me armë zjarri, ku janë lokalizuar në banesën e shtetasit Gate Mahmutaj, person me precedentë kriminalë, i arrestuar nga forcat RENEA, i dënuar me vendim gjykate dhe i falur më pas nga Presidenti i Republikës.Nga strukturat e Policisë së Shtetit në kuadër të këtij operacioni po bashkëpunohet me Prokurorinë e rrethit.Po ashtu është kërkuar bashkëpunimi i pushtetit lokal dhe i banorëve të fshatit Lazarat, që të distancohen nga ky grup personash dhe të japin kontributin e tyre në drejtim të kapjes së këtyre personave. Në vijim të komunikimit të mëparshëm ju bëjmë me dije se sipërfaqja e kultivuar me bimë narkotike ndodhet pranë banesës së Gate Mahmutaj në periferi të fshatit Lazarat. Shtetasi Gate Mahmutaj ka qenë i dënuar me 22 vite burgim dhe është falur. Operacioni i 27 Shtator 2004Forcat speciale të RENEA-s arrestojnë në Lazarat Razip Mahmutajn, i dënuar nga Gjykata e Apelit me 22 vjet heqje lirie, i dyshuari kryesor si autor i goditjes së helikopterit të misionit Interforcë. Falë negociatave të kryetarit të komunës, Dashnor Aliko, me drejtuesit e policisë dhe Avokatin e Popullit, Ermir Dobjani, u arrit të vetëdorëzoheshin dy persona të tjerë.