Mirditë, Oroshi një destinacion për turistët
Mirditë-Nëse do të përballësh me një histori më vete e të pa thënë, duhet udhëtuar drejt Oroshit në Mirditë. Të qëndrosh në këto kulla është një endje, e kjo jo vetëm për peisazhin, por dhe gojëdhanat e hershme e të sotme.Çdo gur, pemë e shtëpi në Orosh është e lidhur me një histori të veçantë. Banoret këtu flasin me nostalgji për të shkuaren e tyre, për vendin e ku nuk u mungojnë vizitoret që janë të interesuar për historikun e Oroshit.Banorët e zonës mendojnë se historia e tyre është e virgjer, e që duhet eksploruar.Për kreun e Komunës Orosh kjo zonë meritom një vëmendje të veçantë pasi njihet si një tembull besimi, qëndrese,diturie dhe mrekullish natyrore .Lala deklaron se po punohet për ngritjen e bujtinave, me qëllim që çdo kush të qëndrojë për të dëgjuar atë që se ka dëgjuar ende.“Jemi në tratativa të një projekti të fuqishëm të një ekoturizmi si një vlerë historike e Oroshit, që të mundësojmë kalimin e turistëve, studiuesëve nëpërmjet bujtinave kullave që ta bëjnë të mundur këtë pejsazh, këtë histori, ta evidentojmë dhe ta transmetojmë te brezat si një vlerë të shtuar të historisë tonë”, tha Aleksander Lala.Historia është e lidhur me Oroshin, ndërsa bukuritë natyrore kanë qënë gjithnjë këtu. Pergjegjësi i monumentëve të kultures për qarkun e Lezhës Paulin Zefi është i bindur se duhet përjetuar kjo ndjesi.“Është një vend ku çdo gur dhe çdo pemë 100-vjeçare e ka një histori për të treguar. Nuk mund të konceptohet Shqipëria pa Mirditën dhe Mirditën pa Oroshin. Kemi edhe bukuritë natyrore, pamje madhështore e Luginës së Gryk Oroshit, Mali i Shenjtë, lisat e Shpalit”, tha Zefi.Malesia e Mirditës vazhdon të mbajë të mbërthyer të shkuaren, aq sa historitë këtu nuk kanë mbarim. Në Orosh të Mirditës, historia dhe e bukura janë bashkë dhe presin që të tjerët sot ti shijojnë.