PD: Një grosist droge në Ministrinë e Rendit, Reagon ministria: E kemi larguar

Tiranë – Partia Demokratike ka denoncuar sot, një tjetër të emërim në administratë, që sipas PD ka lidhje kriminale në të kaluarën. Sot PD denoncoi të emëruarin e radhës nga Qeveria në Ministrinë e Rendit, Binak Dobrushin, si një “grosist i rrjetit të drogës në Tiranë.” Por pak orë pas denoncimit ministria e Brendshme përmes një njoftimi informoi se Dobrushi nuk ishte në marrëdhënie pune që prej 2 qershorit 2014. Ai është larguar  nga posti i shofer-mekanik në Qendrën e Shërbimeve dhe Administrimit të Automjeteve të MPB-së sapo u vu re mospërputhja me kriteret e emërimit u urdhërua largimi nga detyra.Por PD përsëri ka reaguar ndaj Ministrisë së Brendshme. Nëpërmjet një njoftimi kordinatorja  për mediat Silvi Bardhi ka kërkuar nga qeverinë dhe Ministrinë e Brendshme se pse emërohen trafikantë që pastaj dalin persona të papërshtatshëm dhe largohen nga puna pasi i denoncon PD?Reagimi i PD-seZëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi tha se “Binak Dobrushi, i arrestuar në dhjetorin e vitit 2008 me rreth 2 kilogramë heroinë, i konsideruar si grosisti i rrjetit të drogës në Tiranë, i dënuar nga gjykata, është sot një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Drejtorit të Rendit Publik në Ministrinë e Brendëshme."Sipas PD-së, "krandaj kthimi i Shqipërisë në një laborator të madh droge, nuk është një zhvillim rastësor por sepse në administratë, në poste kyçe, janë vendosur persona të arrestuar e të dënuar në të kaluarën për trafik droge.Emërimi i Dobrushit dhe i të tjerëve me precedent penal, është i qëllimshëm. Provoni të klikoni në google, emrin e këtij personazhi dhe do të shihni dhjetra artikuj të shtypit që flasin për drogën që i kanë kapur, dhe historinë e tij,"- deklaroi Vorpsi.

Reagimi i ministrisëMinistria e Punëve të Brendshme sqaron se Binak Dobrushi prej datës 2 qershor 2014 nuk është më në marrëdhënie pune me këtë institucion. 

Binak Dobrushi, me detyrë shofer-mekanik në Qendrën e Shërbimeve dhe Administrimit të Automjeteve të MPB-së, është larguar me motivacionin "Papërshtatshmëri për të punuar në organet e MPB-së".  (Bashkëngjitur gjeni urdhrin)

Si kurrë më parë në historinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme është iniciuar verifikimi i personalitetit. Dhe për rastin e mësiperm, menjëherë, sapo u vu re mospërputhja me kriteret e emërimit u urdhërua largimi nga detyra.

Ministria e Punëve të Brendshme siguron opinionin publik se referencë në punën e saj është vetëm ligji, duke garantuar përmbushjen me përpikmëri të detyrës, në funksion të sigurisë publike.

Reagimi i PD: Rama, përse emëroni trafikantë që pastaj dalin persona të papërshtatshëm?Ministria e Brendshme nuk e shpëton dot nderin e Edi Ramës me një reagim anemik, ku thotë se personi që denoncoi sot Partia Demokratike është larguar nga puna si i papërshtatshëm.Kjo vetëm e rëndon edhe më shumë situatën. Z.Rama, pse u emërua pranë Drejtorit të Rendit Publik, një prej zyrtarëve më të lartë të Ministrisë së Brendshme, një i dënuar për trafik droge, që pas denoncimit të Partisë Demokratike rezulton të jetë i papërshtatshëm? Kush janë padrinot politikë që fshihen pas këtyre emërimeve, që bëhen me kaq lehtësi nën qeverisjen tuaj, z.Rama?

Njoftimi i plote i PD

PD: I dënuari për drogë, gjen strehë në Ministrinë e BrendshmeAdministrata dhe Policia e Shtetit, janë bërë streha e sigurtë e personave me precedentë penalë dhe personave të dënuar për trafik droge. Binak Dobrushi, i arrestuar në dhjetorin e vitit 2008 me rreth 2 kilogramë heroinë,i konsideruar si grosisti i rrjetit të drogës në Tiranë, drogë që përfundonte edhe në shkollat e fëmijëve tanë, i dënuar nga gjykata, është sot një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Drejtorit të Rendit Publik në Ministrinë e Brendëshme.Me detyrën që ka në krah të Drejtorit të Rendit Publik, i dënuari për trafik droge,ka marrë sot me Edi Ramën, imunitetin dhe lehtësirat që i duhen për të ushtruar aktivitetin e tij.Prandaj kthimi i Shqipërisë në një laborator të madh droge, nuk është një zhvillim rastësor.Kjo ndodh, sepse në administratë, në poste kyçe, janë vendosur persona të arrestuar e të dënuar në të kaluarën për trafik droge. Emërimi i Dobrushit dhe i të tjerëve me precedent penal, është i qëllimshëm. Provoni të klikoni në google, emrin e këtij personazhi dhe do të shihni dhjetra artikuj të shtypit që flasin për drogën që i kanë kapur, dhe historinë e tij. Si ka mundësi që Ministria e Brendshme nuk e bën dot një verifikim minimal.E vërteta është se ky kontroll nuk vlen, pasi me Edi Ramen, të inkriminuarit janë në listën e të preferuarve.binak dobrushiar.sh/Oranews.tv